Biznesmeni i lë zarf me 5 mln lekë gjyqtares në zyrë, shpallet në kërkim

Jan 27, 2016 | 17:52
SHPËRNDAJE

Shpallet në kërkim me akuzën e korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm Ervin Braho, biznesmen 3-vjecar me aktivitet bashkortak në ndërtimin e një HEC-i në lumin Mat

Prokuroria e Krimeve te Renda
Prokuroria e Krimeve te Renda

35-vjecari që njihet si biznesmen i mineralit të hekurit, është denoncuar në prokurori nga gjyqtarja Selvije Gjoncaj, e cila punon në gjykatën administrative në Tiranë.

Pas ka kërkuar takim me gjyqtaren biznesmeni i ka dhënë një shumë parash që ja ka lënë me zarf në tavolinë.

Gjyqtarja ka denoncuar se Ervin Braho i ka lënë në zyrë 5 milionë lekë të vjetra ndërsa ajo ishte duke shqyrtuar një padi të biznesmenit ndaj ministrisë së ekonomisë.

gjyqtarja ka thënë në kallëzim se ka kundërshtuar lënien e zarfit në tavolinë por 35-vjecari ka qeshur dhe është larguar menjëherë

Pas njoftimit të gjyqtares në prokurori dhe polici biznesmeni është shpallur në kërkim ndërsa janë sekuestruar paratë dhe pamjet filmike të kamerave të gjykatës ku janë fiksuar hyrje-daljet e biznesmenit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura