Biznesmenët denoncojnë Ylvi Beqaj: Lëre Shullazin na jep 790 mijë eurot që na ke borxh

Feb 14, 2017 | 19:14
SHPËRNDAJE

Gjashtë qytetarë lezhianë, mes tyre dhe biznesmenë, kanë denoncuar para medias mijëra euro borxh që thonë se ua ka marrë biznesmeni nga Durrësi, Ylvi Beqaj.

beqaj-shullaziii-933x445-550x262_1487094798-528268

Ky i fundit është një nga personat kyç në proçesin gjyqësor kundër Emiljano Shullazit.

Sinan Topi, Sali Caka, Petrit Sukthi, Hamit Gordi dhe Agron Muça thonë se do të denoncojnë në Prokurori biznesmenin që sipas tyre ka tejkaluar çdo afat për rikthimin e parave të marra borxh.

Sinan Topi: “I kam dhënë borxh Ylvi Beqës 180 mijë euro, kam kontratë noteriale me afat shlyerje dhe me të gjitha”.

“Deri tani nuk kam bërë asnjë lloj tentative për të kërkuar këtë shifër lekësh. Jo se kam pas presione, por vetëm me shpresë se do ti jap, do ti jap. Më tha se më duhen për disa halle të mia se kam punë për të marrë pronën në Durrës”.

Petrit Sukthi: “I kam dhënë një hua Ylvi Beqës prej 160 mijë euro me datë 16.10.2010”.

 Skender Kacdelja: “46 mijë euro për të mi kthyer me datë 17.11.2016. E kam takuar pas kësaj date”.

“Do ti kthej sot, do ti kthej sot! Ka mbaruar dhe afati, kemi bërë një kontratë tjetër freskuese”.

Ylvi Beqaj është personi që ka denoncuar në Prokurori se është kërcënuar dhe është gjobitur nga Emiljano Shullazi në lidhje me pronësinë e ish-hotel Vollgës në Durrës dhe një shumë prej 500 mijë eurosh./OraNews/

Shuma e parave

Sinan Topi 180 mije euro

Sali Caka 150 mije euro

Petrit Sukthi 160 mije euro

Hamit Gordi 210 mije euro

Agron Muça 45 mije euro

Skender Kacdelja 46 mije euro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura