Biznesi i stresuar, 100% e tyre marrin në konsideratë falimentin nëse rriten gjobat

Jun 29, 2016 | 10:15
SHPËRNDAJE

Afërsisht 100 % e bizneseve mendojnë se forcimi i masave shtrënguesve dhe gjobave super të larta në nëntor të vitit të kaluar i hapi rrugë korrupsionit e abuzimeve, përkeqësoi klimën e biznesit, rriti stresin e bizneseve dhe harxhoi një pjesë të mirë të energjive të bizneseve për përmbushjen e kritereve, por pa krijuar kushtet e favorshme që implementimi i ligjit të ishte optimal.

dyqane mbyllur

Nëse masat ndëshkuese me gjoba dhe kontrolle të shpeshta fizike do të riktheheshin, 100 % e bizneseve kanë pohuar se do të reagonin në masë duke mbyllur aktivitetin të paktën me letra.  Këto rezultate kanë dalë nga një studim shkencor mbi efektet dhe implikimet e ligjit për Procedurat Tatimore që zhvilloi “Nisma Thurje” me mbështetjen e Perform (Performing and Responsive Social Sciences, është një projekti i financuar nga SDC dhe i implementuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation, në bashkëpunim me Institutin për Evropën Qendrore dhe Lindore të disa fakulteteve të Universitetit të Fribourgut.)

Pjesë e hulumtimeve ishte edhe anketimi i 100 bizneseve në qarqet kryesore të vendit të cilat kanë pohuar se, ligji aktual i procedurave, lë vend për keqinterpretim nga ana e organeve ligjzbatuese.

Problemi i pare, tek i cili bizneset e fokusuara ishte inventari dhe fatura justifikuese e mallit.

Problemi i dyte ishte kuponi tatimor dhe anomalitë rastësore ne lidhje me te.

Problemi i trete ishte punonjësit e regjistruar dhe te paregjistruar.

Lidhur me eksperiencat e tyre, tatimpaguesit tregojnë se në disa raste, ata janë detyruar të shtypin kupon tatimor, edhe në ato periudha kohore që nuk kanë pasur shitje, vetëm për të shmangur keqkuptimet e mundshme me inspektorët tatimorë, të cilët mund të dyshojnë për abuzime nga ana e tatimpaguesve dhe rivlerësojnë xhiron e biznesit.

Mosafishimin i çmimeve të mallrave apo shërbimeve duket të jetë një problem me të cilin mund të abuzohet nga punonjësit tatimorë. Përfaqësuesit e bizneseve deklarojnë se është pothuajse e pamundur të deklarohen çmimet e një numri shumë të lartë të artikujve dhe në disa raste kjo përbën një mundësi abuzimi nga ana e inspektorëve

Një problem tjetër që kanë hasur bizneset, është në lidhje me  përditësimin e të dhënave, ku mund të përmendim konkretisht vendosjen e gjobave për mospërputhje të adresës së regjistruar të biznesit nga ajo aktuale, brenda një periudhe kohe shumë të shkurtër nga data e ndërrimit të kësaj adrese.

Një problem tjetër që tatimpaguesit përmendin është refuzimi gjate ankimimit për gjobat e vendosura në të shumtën e rasteve, nga Drejtoria e Apelimit Tatimor (vetëm 7% e gjobave të ankimuara janë fituar nga tatimpaguesit, kurse 93% e tyre janë refuzuar).

Bizneset kërkojnë që të krijohen mundësitë qe aksesi në informacion mbi kërkesat ligjore për procedurat tatimore të jetë i thjeshtë, i lehtë dhe i kuptueshëm për të gjithë, kjo pasi pjesa me e madhe e biznesit të vogël dhe të mesëm është e përbërë nga individë qe nuk kanë arsimin dhe njohuritë e nevojshme për ta aksesuar informacionin ne kushtet siç serviret sot.

Një paketë informacioni (kundrejt një pagese simbolike) t’i jepet çdo biznesi që regjistrohet për here të parë në QKR.

Gjithashtu njohuritë mbi ligjin për procedurat tatimore nga biznesi i vogël dhe i mesëm janë shumë të pakta, gati ne nivelin zero. Gati 100% e bizneseve te fokusuara nuk kishin njohuri mbi sanksionet qe ky ligj përcakton.

Kanë munguar fushatat e informacionit nga ana e organeve përgjegjëse. informacioni mbi ndryshimet e bëra në këtë ligj ka qene përcjellë tek biznesi në nivele shume të ulta.

Vlen për t’u theksuar fakti që më shumë se sa ligjit, biznesi i vogël i bindet kërkesave të inspektorit tatimor pa dyshuar asnjëherë për ligjshmërinë e këtyre kërkesave

Në të shumtën e rasteve, pohojnë bizneset problemi më madhor është sjellja e inspektoreve tatimorë, të cilët shfaqen në ambientet e aktivitetit ekonomik për të kryer kontroll pa lajmëruar, shpeshherë duke krijuar një situatë terrori, edhe pse çdo tatimpagues ka të drejtë të trajtohet në mënyrë të sjellshme gjatë gjithë kohës, përfshirë këtu periudhën kur i kërkohet informacion apo kontrollohet.

Disa prej tatimpaguesve pranonin se në një situatë të tillë, me vendosjen e një mase ndëshkimore të rritur disa-fish, ata do të rrezikonin operimin në kushte totalisht informale duke korruptuar inspektorin tatimor përgjegjës për zonën.

Në të njëjtën linjë të një situate hipotetike, sipas pjesës më të madhe të bizneseve te fokusuara, limiti i sipërm i masave ndëshkimore, që do të rrezikonin seriozisht biznesin e tyre, janë gjobat rritëse për moslëshimin e kuponit tatimor (50 000 lekë në konstatimin e parë, 100 000 lekë në shkeljen e dytë, ndjekje penale në shkeljen e tretë), si dhe gjobat rritëse për mosdeklarimin e punonjësve (50 000 lekë ne shkeljen e parë dhe ndjekje penale në shkeljen e dytë).

Sugjerimet e bizneseve

Bizneset e anketuara kërkojnë që të ngrihet krijimi i sistemeve lokale qe informojnë biznesin mbi çdo ndryshim qe i behet ligjit për procedurat tatimore.

Ata kërkojnë gjetjen e një  hapësirë kohe nëpërmjet njoftimit paraprak me shkrim për kontrollet e thelluara qe do te realizohen.

Bizneset kërkojnë që Realizimi i kontrolleve “të befasishme” të behët me një cikël periodik jo më pak se 90 ditë. Pra nëse një biznesi iu bë një kontroll i befasishëm dhe rezultoi në rregull, atëherë  këtij biznesi të mos t’i behet me kontroll për të paktën një periudhe 90 ditore.

Bizneset sugjerojnë aplikimin e Gjobës Këshilluese për shkelësit e herës së pare.

Penalitetet e sanksionuara në ligj të jenë nen një logjike proporcionaliteti, sipas përcaktimit të fundit të bërë nga Gjykata Kushtetuese ne vendimin e saj

Të përcaktohet ne ligj dhe të njihet periudha e provës për punonjësit e rekrutuar rishtaz, periudhe kjo që duhet të jetë me e gjatë se 15 dite kalendarike.

Të reduktohen gjobat për shkelje jo-fiskale siç janë mosafishimi i listës së çmimeve, parregullsi protokollare në përpilimin e faturës tatimore ne nivele të para prej jo me shume se 2.000 lekë të reja.

Të vendoset nje afat mbi 30 ditë kalendarike për përditësimin e të dhënave të biznesit siç është adresa, vendi i kryerjes se aktivitetit etj.

Heqja e rivlerësimit tatimor ne rast konstatimi shkeljeje, si një mase abuzive, e cila bie ndesh dhe me parimet kushtetuese.

Në rast se një inspektor tatimor humbet dy çështje, për dy raste sanksionesh të vendosura nga ai, apo një grup ku ai bën pjese, gjatë apelimit në Drejtorinë e Apelit, apo në Gjykate, atëherë ai te konsiderohet automatikisht subjekt i nenit 248 te Kodit Penal “Shpërdorim Detyre” dhe t’i referohet organeve ligjzbatuese.

Jashtë ligjit 9920, nga bizneset e fokusuara u kërkua rishikimi i mundësisë se zgjerimit te fashës ndarëse nga biznes i vogël ne biznes i madh, si një mase e cila do të bënte te mundur uljen e informalitetit.

Eksperiencat rajonale dhe evropiane

Maqedonia

Te gjendura përballë deficiteve buxhetore në rritje, pas krizës ekonomike të vitit 2008 shumë vende në zhvillim ju drejtuan ekonomisë informale për të gjeneruar të ardhura shtesë. Për këtë qëllim thuajse të gjitha vendet e rajonit kanë rishikuar ligjet fiskale dhe veçanërisht procedurat tatimore për ti përshtatur ato me një efikasitet më të madh kundër evazionit.

Eksperiencat rajonale dhe ato evropiane, tregojnë se penalitetet kryesisht mbi biznesin e vogël ushtrohen sipas parimit të proporcionalitetit.

Në Maqedoni, nuk ka ligj të veçantë për sipërmarrjet (ndërmarrjet) e mesme dhe të vogla që konsiderohen si biznesi i vogël. Funksionimi i këtyre sipërmarrjeve është rregulluar me rreth 60 ligje, secili në kuadrin e fushës që mbulon.

Sipas Ligjit maqedonas për Shoqëritë Tregtare (në kompetencë të seksionit juridik të Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë), tregtarët klasifikohen në tregtarë të mëdhenj, të mesëm, të vegjël dhe mikro të vegjël, në varësi të numrit të të punësuarve, të ardhurave vjetore

Gjoba për moslëshim fature në Maqedoni vijon nga  5000 deri ne 50,000 dinar, sipas kategorive të bizneseve.

Për mosdeklarim të pagave në Maqedoni bizneset paguajnë penalitetet 40-90 paga.

Personat fizike që nuk janë të regjistruar paguajnë një gjobë 1000 deri në 10 mijë dinar.

Në Maqedoni neni 279 i Kodit Penal i cili përcakton që evazioni fiskal dhe mashtrimi me të dhënat sanksionojnë dënim me burg nga 6 muaj deri ne 3 vjet.

 

Mali i Zi

Ne Malin e Zi për moslëshimin e faturës tatimore TVSH  gjobat variojnë nga 3000 në 20000 mijë euro në varësi të xhirove të biznesit . Bizneset që nuk regjistrohen brenda afateve gjobiten nga 550 deri në 11,000 euro. Mosdeklarimi i punonjësve gjobitet me 50 200 paga minimale.

Çdo person i cili, me qëllim evazionin fiskal të taksave, kontributeve apo detyrimeve të tjera financiare, jep informacione false apo nuk raporton të ardhurat me qëllim përfitimin e padrejte, për shuma që kalojnë vlerën prej 1000 euro, dënohen me burgim ne maksimum me 3 vite dhe gjobë. Nëse shuma e evaduar kalon 10,000 euro, dënimi është nga 1në 6 vjet dhe gjobë.  Nëse shuma kalon 100,000 euro, dënimi është nga një në 8 vjet dhe gjobe.

Italia

Moslëshimi i faturës tatimore  penalizohet me 100-200 % të vlerës së faturës.

Gjobat për bizneset e paregjistruara variojnë nga 516 deri në 15,493 euro. Nëse rasti përsëritet aktiviteti pezullohet për 20 ditë. Mosdeklarimi i punonjësve në Itali dënohet me gjobë minimale 1950 euro deri në 15,600 euro në varësi të xhiros.

Evazioni tatimor penalizohet në Iali me 100% deri në 200 %  të detyrimit. Ne Itali neni 385 i Kodit Penal parashikon se: Çdo person evador, i ndaluar apo arrestuar sipas ligjit, dënohet me burg nga 6 muaj deri ne 1 vit.

Gjermania

Shteti gjerman i ka rregulluar marrëdhëniet me biznesin nëpërmjet Kodit Fiskal. Penalitetet janë të ndara sipas ligjeve që rregullojnë marrëdhëniet fiskale me kategori të ndryshme të biznesit.

Kodi Penal i Gjermanisë, i bën reference Kodit Fiskal lidhur me dënimet për evazionin fiskal. Ne nenin 370 te Kodit Fiskal Gjerman është parashikuar se, një person dënohet deri në 5 vite burg dhe me gjobe nëse dorëzon tek autoritet tatimore apo autoritete te tjera, informacione te pasakta apo të paplota lidhur me çështje të një interesi të veçante tatimore.

I njëjti dënim me burg jepet edhe rastet kur nuk informon organet tatimore lidhur me një fakt të rëndësishëm për cështje tatimore, te cilin është i detyruar ta bej; ose nuk përdor pullat e te ardhurave apo makinerite e pullave te të ardhurave kur është i detyruar ta bej këtë gjë dhe si rezultat realizon fitime për vete apo për një person tjetër të padrejte.

monitor.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura