Bizneset, ja penalitetet për çdo shkelje

Sep 2, 2015 | 8:20
SHPËRNDAJE

Biznesi do të gjobitet për rastet kur nuk lëshon kupon tatimor, por e njëjta gjë vlen edhe për individin. Nëse biznesi nuk e lëshon atë në mënyrë vullnetare, duhet të jetë individi që e kërkon atë në mënyrë që të mos detyrohet të paguajë 1 000 lekë sipas sanksioneve që parashikon ligji.

financat“Blerësi ose përfituesi i shërbimit, i cili gjatë kontrollit rezulton se nuk disponon kupon tatimor për mallrat ose shërbimet e blera, në një distancë jo më shumë se 30 metra nga vendi i daljes së njësisë së shitjes së mallit ose shërbimit, dënohet me një gjobë prej 1 000 lekë”, sqaroi dje Ministria e Financave.

Në një përmbledhje të masave dhe penaliteteve sqarohen të gjitha pikat edhe për bizneset që shkelin ligjin. Kështu, në rastin kur një biznes nuk lëshon kupon tatimor, në rastin e parë që konstatohet gjobitet me 50 mijë lekë. Më të ashpra janë penalizimet për mosinstalimin e kasave fiskale.

shkeljet“Për çdo konstatim (verifikim) të kryer, me gjobë në masën 200 000 lekë për bizneset e mëdha dhe gjobë në masën 50 000 lekë për bizneset e tjera. Për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas verifikimit të parë, ku konstatohet se biznesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve, dënohet me gjobë në masën 300 000 lekë për bizneset e mëdha dhe gjobë, në masën 100 000 lekë për bizneset e tjera”, thuhet në ligj.

Raste të tjera penalizimesh ka edhe për bizneset që nuk njoftojnë kur kanë defekt në pajisjen fiskale apo kur nuk kryen mirëmbajtjen e nevojshme të pajisjes që ofrohet nga kompanitë e kasave

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura