‘Bixhozi u rrit 4 herë’, deputetja e PD i përgjigjet Ramës: Nëse ankohesh për mesazhet nga burgu…

Oct 23, 2018 | 11:03
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD-se, Jorida Tabaku, njeheresh nenkryetarja e Komisionit te Ekonomise, nderkohe qe ky i fundit mbante mbledhjen per pr.ligjin per Lojerat e Fatit ka nxjerr shifrat, sipas te cilave, ne 4 vjet bixhozi ne vend u rrit kater here.

Me nje shenim ne faqen e saj ne FB, Tabaku shkruan se ata qe diskutojne sot ‘janë ata që përmes një aksioni fasadë “Fundi Marrëzisë” prodhuan marrëzinë e basteve pafund’.

Nje pergjigje Tabaku e ka edhe per deklaratat e Rames, per mesazhet kercenuese qe vijne nga burgu. “Nëse sot kryeministri ankohet për mesazhet që i vijnë nga burgjet atëherë ai dëshmon se është peng jo i vesit të basteve por i vesit të të qenurit pjesë e të inkriminuarve”.

tabaku

Postimi i Jorida Tabaku 

Ata që sot flasin kundër basteve sportive dhe kazinove janë kumarxhinjtë e politikës që fatin e tyre e kanë vendosur në rulotën politike:

– Ata sollën në vitin 2015 një ligj klientelist që e ndryshuan në seancën parlamentare për të përmbushur qokat e tyre elektorale.

– Janë ata që përmes një aksioni fasadë “Fundi Marrëzisë” prodhuan marrëzinë e basteve pafund.

– Janë të njëjtë me mazhorancës që nuk solli asnjë akt nënligjor për ligjin që miratoi.

– Janë të njëjtë me mazhorancën dhe kryeministrin që votuan shtyrjen e hyrjes në fuqi të Ligjit të Lojërave të Fatit që vetë votuan.

– Nën këtë kryeministër u dhjetëfishuan pikat e basteve në kundërshtim me çdo normë ligjore.

– Nën këtë mazhorancë u dha me koncesion tek kompania e lidhur me vëllain e kryeministrit Sistemi i Monitorimit Online të cilin po e shfrytëzon për të vjelur paratë publike.

– Nën këtë mazhorancë për një muaj rresht shqiptarët u bombarduan me publicitetin edhe promocionin e lojërave të fatit edhe në TVSH që paguhet me taksat e shqiptarëve.

Prandaj kjo mazhorancë është e fundit që i takon të flasë me Bibël dhe Kuran për lojrat e fatit. Nëse sot kryeministri ankohet për mesazhet që i vijnë nga burgjet atëherë ai dëshmon se është peng jo i vesit të basteve por i vesit të të qenurit pjesë e të inkriminuarve. Faktet thërrasin fort përfshirjen e  mazhorancës në një tjetër grup të inkriminuar që sot për sot kërkon monopolin e kazinove dhe lojërave të fatit. Lejet e ndërtimit, ligji i ri me emerin “Bast Arena” dhe promovimi i kryeministrit janë shenjat e qarta të qelisë prej nga ku mazhoranca porosit ligjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura