Bixhozi “ha” 120 milionë euro. Veprojmë mbi 20 kompani të lojërave të fatit

Apr 16, 2018 | 15:32
SHPËRNDAJE

Kumari është një nga industritë më të mëdha të ekonomisë shqiptare. Sipas autoritetit të mbikëqyrjes së lojërave të fatit aktualisht në Shqipëri ekzistojnë 20 kompani, të lojërave të fatit, që nga kazinotë, bastet sportive dhe kazinotë elektronike.

Të dhënat nga bilancet zyrtare të dërguara në qendrën kombëtare të regjistrimit tregojnë se në vitin 2016, shqiptarët shpenzuan 15.5 miliardë lekë ose mbi 120 milionë euro duke luajtur bixhoz. Kjo do të thotë se aktiviteti i kumarit zë aktualisht mbi 1 për qind të prodhimit kombëtar.
kazino-528x396

Por kjo është vetëm xhiroja e deklaruar nga kompanitë e lojërave të fatit. Disa vlerësime konfidenciale të kryera nga Ministria e Financave dhe administrata tatimore kanë dalë në përfundimin se industria e kumarit në Shqipëri mund të jetë të paktën dy herë më e madhe nga sa tregojnë shifrat zyrtare.

Sipas vlerësimeve, një pjesë e madhe e aktivitetit të bixhozit është informal. Në fund të vitit 2013, qeveria nisi një aksion policor të quajtur fundi i marrëzisë për të reduktuar vesin e bixhozit.

Ministria e brendshme në bashkëpunim me tatimet raportuan se gjatë aksionit u mbyllën mbi 1 mijë pika të paligjshme të lojërave të fatit. Menjëherë pas aksionit qeveria porozi një ligj, I cili kishte për qëllim kufizimin e kompanive të lojërave të fatit duke i zhvendosur ato larg qendrave të banuara dhe në distancë me objektet fetare dhe shkollat.

Por ndonëse ligji u miratua hyrja e tij në fuqi u shty me lobimin e fortë të industrisë së kumarit deri në fund të 2018-ës. Katër vjet pas aksionit fundi i marrëzisë, marrëzia vazhdon të zgjerohet duke qarkulluar qindra milionë euro dhe duke lënë pasoja jo të vogla sociale për shumë familje. /TCH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura