Bitcoin ra nga 47 mijë dollarë në 19 mijë: Si bankat dolën nga kriza të padëmtuar dhe individët u rrënuan brenda ditës

Jul 23, 2022 | 20:02
SHPËRNDAJE

Bitcoin ka pësuar disa kolapse gjatë ekzistencës së saj, por kjo e fundit është ndryshe nga e kaluara. Pasi kostot po paguhen nga qytetarët e thjeshtë, që gjatë pandemisë u joshën nga premtimi i fitimeve të shpejta në një sektor po aq tundues sa ai i kriptomonedhave.

bitcoin

Paratë janë atje, por ju nuk mund ti shihni: dikush fiton, dhe dikush tjetër humbet!”, thotë Gordon Geko në filmin e famshëm “Wall Street të vitit 1987 me regjinë e Oliver Stoun. Pas disa javësh të karakterizuara nga një kolaps i çmimeve, tregjet e parasë virtuale po stabilizohen sërish.

Kriza lë pas një sektor me një rënie mesatare prej 50-70 për qindkur vlera e një monedhe dixhitale Bitcoin, ka rënë në pak muaj nga 47 mijë dollarë marsin e kaluar në 19 mijë aktualishtNga rënia e përgjithshme e vlerës së kriptomonedhave, kanë humbur pothuajse të gjithëPor disa kanë humbur më pak se të tjerët.

Ky është rasti i bankave të mëdha dhe i fondeve të investimeve në Wall Street, të cilat dolën nga kriza thuajse të padëmtuara, në dallim nga shumë individë privatë që u rrënuan brenda natës.

Madje pati nga ata që fituan:nëntorin e vitit të kaluar, analistët e bankës BNP Paribas (franceze, por me prani në Wall Street), përpiluan një listë me 50 aksione që ata i konsideruan si të mbivlerësuara, duke përfshirë shumë të lidhura me sektorin e kriptomonedhave.

Më pas Paribas u dha klientëve të saj kryesorë (fondacione, menaxherë të pasurive familjare me shumë miliarda dollarë, dhe segmente të tjera investitorësh) mundësinë për të vënë bast se këto asete do të zhvlerësoheshin. Kështu, kur stoku i TerraUSD, filloi të pësonte një rënie dramatike të vlerëmajin e kaluar, duke e hedhur në greminë të gjithë sektorin e kriptomonedhave, vlera e shportës me 50 aksione u përgjysmua, dhe ata që kishin vënë bast kundër Bitcoin & Co patën momentin e tyre të triumfit.

Po si ia dolën gjigantët financiarë të Nju Jorkut të shmangnin katastrofën? Shumë thjesht:ata kufizuan investimet në një treg që është cilësuar që në fillim si i rrezikshëm. Jo se ata nuk donin t’i bashkoheshin festës, kur nisi të lulëzojë industria e kriptomonedhave.

Por shumica e bankave në Wall Street, kanë qenë të detyruara të qëndrojnë mënjanë, duke qenëmë shumë vëzhgues sesa pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në një treg kaq shumë të turbullt. Kjo pjesërisht edhe për shkak të barrierave rregullatore, të vendosura pas krizës financiare të vitit 2008.

Ngjashëm, drejtuesit e fondeve të mëdha të investimeve kanë zbatuar strategji dhe plane, për të kufizuar sa më shumë ekspozimin e tyre të drejtpërdrejtë ndaj tregut të kriptomonedhave, duke njohur rreziqet para potencialit. Prandaj kur u shemb “Shtëpia e Letrave disa javë më parë, demi i Manhatanit arriti të frenonte humbjet.

Në fakt, gjatë dekadës së fundit bankat ishin përpjekur të hynin në këtë tregpor hasëkundërshtimin e enteve rregullatore amerikane dhe ndërkombëtare. Në vitin 2021, Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare, që kontribuon në vendosjen e kërkesave për kapital për bankat e mëdha në botë, propozoi caktimin e peshimit më të lartë të mundshëm të rrezikut për disa monedha dixhitale si Bitcoin dhe Ether, dhe ishte konsultuar për një trajtim të kujdesshëm të ekspozimeve ndaj kriptomonedhave.

Prandaj, nëse bankat private do të kishin dashur të përfshinin në bilancet e tyre investime në kriptomonedhaato duhej të mbanin të paktën një vlerë të barabartë në para, në mënyrë që të kompensonin rrezikun e një kolapsi të papritur. Në veçanti, entet rregullatore amerikane i kishin paralajmëruar bankat të largoheshin nga ky lloj biznesi.

Kujtesa e krizës së sektori të shit-blerjes së shtëpive ishte ende e freskëtKjo nënkuptonte asnjë hua të garantuar nga Bitcoin apo monedha të tjera dixhitale, por gjithashtu asnjë shërbim kryesor ndërmjetësimi të lidhur me botën e kriptomonedhave, pasi çdo operacion do të përfshinte ndërmarrjen e rreziqeve shumë të mëdha.

Kështu, bankat amerikane kanë filluar tu ofrojnë klientëve të tyre shërbime dhe produkte shumë të kufizuara në fushën e kriptomonedhave, duke hyrë kësisoj në këtë sektor, por në të njëjtën kohë duke u kujdesur për çdo sanksion të vendosur nga lart.

Për shembull, klientët e Morgan Stanley, nuk mund të investonin më shumë se 2.5 për qind të totalit të aktiveve të tyre neto në këto investime, dhe mund të zgjidhnin vetëm midis fondeve. Njëri nga dy opsionet ishte Galaxy Bitcoin Fund, kreu i të cilit Majk Novograc (ish bankier i Goldman Sachs) deklaroi pëNeë York Magazine muajin e kaluar, se ishte përballur me shumërreziqe gjatë viteve.

Rreziqe që tani po i paguajnë shumë shtrenjtë. Por për shumë njerëz, gjërat shkuan shumë më keq. Këto janë kryesisht ngjarje të përsëritura vitet e fundit:investitorë të vegjël privatë, të joshur nga premtimi i fitimeve të shpejta në një sektor aq joshës sa ai i kriptomonedhavedhe larg radarit të institucioneve financiare (të paktën në letër).

Shumë prej tyre ishin tregtarë fillestarë, që të izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë, u zhytën në këtë botë, duke blerë kriptomonedha në zhvillim apo aksione të institucioneve financiare që mbanin këto lloj letrash me vlerë.

Pas bllokimit të tërheqjes së parave për 1.7 milionë klientëve, platforma e huadhënies së kriptomonedhave Celsius Network, bëri më 14 korrik kërkesën zyrtare për falimentim. Më herët, Coinbase, një nga rrjetet më të mëdha të shkëmbimit, njoftoi gjithashtu pushimin nga puna të 18 për qind të punonjësve.

Në fund të qershorit, Three Arrows Capital, që përdor shumë kriptomonedhatnisi procedurat e shitjes. Edhe pse Bitcoin ka pësuar shumë herë kolaps gjatë ekzistencës së sajrënia aktualeështë e ndryshme. Pasi industria e kriptomonedhave është më e madhe dhe më e ndërlidhur se kurrë më parëdhe ku shumë investitorë amatorë por dhe institucionalë, po garojnë për çdo centimetër hapësirë në atë që ishte deri vitin e kaluar një treg prej vetëm 3 miliardë dollarësh (kriza zhduku 2 miliardë dollarë të vlerës së kriptomonedhave).

Tani paniku i përgjithshëm duket i destinuar që të zbutet, por tashmë ka shkaktuar disa viktima. Në Britani dhe Tajvan ka pasur të paktën 2 vetëvrasje për shkak të pasojave ekonomike individuale të lidhura me kolapsin e kriptomonedhave. / “Linkiesta” – Bota.al

© Panorama.al

Te lidhura