“Bishës së plagosur i them se nuk ke shans ta trembësh popullin”- Basha mbërrin në selinë e FRD pas tensioneve me Policinë: Një mik i huaj më tha…

Mar 12, 2021 | 15:50
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e partisë Fryma e Re Demokratike, ku mesditën e sotme pati tensione dhe përplasje mes policisë bashkiake dhe presidentit Ilir Meta dhe kreut të FRD Sali Shehu.

“Para disa ditësh një mik i huaj, shumë i njohur për publikun shqiptar më shkruan “duket qartë që fitorja po vjen, kam vetëm një këshillë miqësore: Humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit.

Është ajo që populli shqiptar e njeh si ruaju bishës së plagosur. Sot po i them bishës së plagosur se nuk ke shans ta trembësh dhe ta frikësosh popullin, që ka vendosur të largojë me votë më 25 prill. 25 prilli është ditë ndryshimi, këtë e dini ju të dashur qytetarë, këtë e dimë ne, e dinë miqtë dhe faktori ndërkombëtar, këtë e di farë mirë edhe Edi Rama”, tha Basha për mediat.

Ngjarja e sotme është pjesë e një serie ngjarjesh që tregon një gjë. Ka humbur mendjen, ka dalë nga fiqiri nga paniku i humbjes dhe prej drejtësisë që e pret atë dhe gjithë të tjerët që e kanë shndërruar shtetin shqiptar në një strehë të krimit dhe oligarkisë. Me këtë letër bakalli mendojnë se mund të ushtrojnë presion mbi opozitën”, vijoi kryedemokrati.

Godina e Partisë Fryma e Re Demokratike u kthye sot në epiqendër të përplasjeve mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të FRD Sali Shehu nga njëra anë, dhe policisë bashkiake nga ana tjetër.

Pak orë pas konfronimit të kreut të shtetit me unifromat blu, përkrahësit e LSI dhe LRI kanë hyrë në ambientet e godinës me forcë duke çarë turmën e policëve bashkiakë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura