BISEDAT/ Si komunikonte mafia siciliane me ‘kodin e deleve’. Lidhjet me Shqipërinë

Aug 4, 2015 | 10:10
SHPËRNDAJE

Një nga bosët e mafias në Itali, i cili ndodhet në arrati prej vitit 1993, ka komunikuar me kriminelët e tjerë duke përdorur një kod të ndërtuar mbi bazën e detajeve të deleve. Kjo ishte zbuluar sot nga policia italiane e cila vuri në pranga gjatë një operacioni blic 11 persona, që thuhet se janë të lidhur me kokën e mafias siciliane, më të kërkuarin, Matteo Messina Denaro.

Matteo Messina Denaro
Matteo Messina Denaro
Ata thanë se Denaro ka komunikuar me bashkëpunëtorët e tij, duke përdorur copa letre të cilat liheshin në një fermë në Sicilinë perëndimore. Në mesazhet telefonike që përdoreshin për të njoftuar njerëzit i referoheshin shpesh deleve, tha policia. Zyrtarët nuk besojnë se kriminelët e dyshuar ishin duke diskutuar me të vërtetë rreth çështjeve bujqësore.

“Delet duhen qethur”, “Gërshërë të mëdha duhen mprehur” dhe “bari është gati”, ishin ndër mesazhet e shkëmbyera mes mafias, tha policia.

Në një tjetër mesazh thuhej: “Kam vënë djathë, gjizë mënjanë, do vish më vonë?”

La Stampa tha se personat e arrestuar ishin filmuar nga policia gjatë disa muajve. La Repubblica tha se kamerat ishin instaluar në pemë për të filmuar burrat.

Ata u arrestuan në hnjë operacion bastisje në Sicili mëngjesin e së hënës. Tre prej të arrestuarve ishin mbi 70 vjeç.

Denaro, kapoja i bandës mafioze ka qenë në arrati që nga viti 1993 dhe shihet si pasardhës i dy kumbarëve mafiozë tashmë në burg.

Lajmi i publikuar ne mediat italiane
Lajmi i publikuar ne mediat italiane
Ai dikur mburrej se mund të “mbushte plot një varrezë” me viktimat e tij.

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi vlerësoi hetuesit nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, duke shtuar: “Italia është e bashkuar kundër Krimit të Organizuar”.

Autoritetet italiane dyshojnë se klani i tij i ishte shtrirë me veprimtari kriminale edhe me Australinë, dhe në Ballkan, duke përfshirë Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura