Biseda/Çfarë thanë në telefon presidentët Putin dhe Erdogan

Jun 29, 2016 | 13:01
SHPËRNDAJE

Pas tensioneve të larta që pasuan rrëzimin e avionit rus nga forcat turke dy presidentët Putin dhe Erdogan kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike.

1

Anadolu Agency (AA) raporton se në bisedën telefonike mes Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Presidentit rus, Vladimir Putin është nënvizuar normalizimi i marrëdhënieve bilaterale mes Turqisë dhe Rusisë.

“Ata vunë në dukje rëndësine për marrjen e hapave të nevojshme për gjallërimin e marrëdhënieve bilaterale, gjithashtu edhe bashkëpunimi kundër krizave politike, ekonomike dhe njerëzore në rajon”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu njoftohet se në bisedën telefonike të Presidentit turk Erdoğan me presidentin rus Putin është theksuar përkushtimi në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe se kanë rënë dakord që të qëndrojnë në kontakte për realizimin e një takimi midis tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura