BISEDA/ ‘Qenke çun trendy, do ta shohim’! Ja si korruptohen institucionet shtetërore (VIDEO)

May 4, 2016 | 8:02
SHPËRNDAJE

Emisioni investigativ “Stop” ka transmetuar një rast korrupsioni që ndodh në administratën shtetërore.

Ky institucion kontrollon nëse biznese të ndryshme i shmangën detyrimeve doganore, fusin mallra pa paguar në dogana, fshehin të ardhurat, me një fjalë i shmangen tatimeve.

Rasti në fjalë tregon për një biznes i cili ka shkelje serioze dhe sipas ligjit në fuqi ai ka një detyrim të madh ndaj shtetit shqiptar.

Ligji shqiptar për një shkelje të tillë, përcakton nga gjobë deri në 15 vite burg. Dhe për këtë ai ka ngritur një institucion të veçantë për të kontrolluar shkeleje të natyrave të ngjashme me biznesin në fjalë.

Institucioni përkatës është Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, vendi ku bëhet inspektimi dhe ku dosjet e bizneseve hapen si “petët e byrekut” për të verifikuar në rast shkelje bizneset e ndryshme që operojnë, nga pamjet e ofruara duket mjaft qartë se institucioni përkatës është në krye të detyrës.

Aty vihet re se e gjithë kupola e institucionit nga koka deri tek këmbët është e përfshirë në afera të ndryshme korrupsioni. Ja edhe biseda në zyrën e drejtorit i cili i drejtohet qytetarit: “qenke çun trendy, do ta shohim” duke i premtuar rregullimin e problemit…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura