Biseda për 12 mijë euro, zbardhet telefonata e Serjanit me biznesmenin e kafesë

Apr 26, 2015 | 11:26
SHPËRNDAJE

Përgjimet që çuan prapa hekurave 4 anëtarë të grupit të gjobëvënësve tek rruga e Kavajës hedhin dritë mbi dinamikën e ngjarjeve.

Biznesmeni Julian B. i cili kallëzoi Genc Ferhatin (ndodhet në burg në Peqin për vrasjen e Denis Ginës) dhe Pajtim Serjanin, u kishte borxh disa mijëra euro që të dyve. Ferhatit i detyrohej 15 mijë euro dhe Serjanit 13 mijë të tjera.
 

Pajtim Serjani
Më datë 2 prill 2015, shtetasi Pajtim Serjani telefonon shtetasin Julian Bregu, ku më konkretisht ata bisedojnë si më poshtë:

Bregu: Alo

Serjani: Hë Julo

Bregu: Hë Pajtimo, si kalove?

Serjani: Korrekt i modh je plako, edhe t’honën the që do vije s’erdhe prapë ë burr

Bregu: Si si?

Serjani: The t’honën do takohena patjetër e nuk erdhe prapë

Bregu: Po pra që do ligjoheshim me telefon me lon i takim i gjo

Serjani: Ca bo o burr, po mirë po pse dhe unë duhet me t’interesu mo burr

Bregu: Jo mo jo s’ka lidhje

Serjani: Po pse mo historikisht kto muhabete do bëjmë bashkë me njoni tjetrin

Bregu: Po jo me ç’a lidhje ka ajo pjesë, po ngaqë s’ashtu thashë ku di gjo unë

Serjani: Po mirë me ca kshu do mi lesh jetim gjithmonë gjonat o burr

Bregu: Jo me pse do t’i lejm jetim

Serjani: Po je t’u i lonë o burr

Bregu: Ta thashë vi t’takoj kur t’dush s’ka problem

Serjani: U bo tre muj o burr

Bregu: Ç’lidhje ka se ne jena taku para dy javësh, tre javësh kur u takum e lame dy tre gjona tashi për mu kur t’dush takona dhe s’ka problem thashë edhe t’honën nga e hona thash më ke në dispozicion

Serjani: Minë n’rregull po t’pres ty pra

Bregu: Ku do t’vi, ku t’takoj?

Serjani: Po mirë po t’pres, po ashtu hajde anej po shkoj aty ke Ditmari

Bregu: Te Vila okej.

Shkrimi u botua sot në Gazeta Panorama print 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura