Biseda pa kamera në tribunë, Safet Gjici i shfryn De Biazit për Pejic…

Jul 3, 2015 | 13:51
SHPËRNDAJE

Kukësi-Torpedo Zhodino i pati të gjitha në 90 minuta, që nga dëmtimi i arbitrit zviceran, te tifo për asistentin me origjinë nga Kosova, por edhe me De Biazin parashikues të golit të dytë.


Ndeshja e turit të parë të Ligës së Europës, edhe pse me një pjesëmarrje shumë të ulët në shkallët e stadiumit, kishte fituar interesimin e trajnerit të Kombëtares shqiptare.

Mes menaxherëve, deputetëve, por edhe trajnerit të Flamurtarit, Stanislav Levi, De Biazi kishte një vend të veçantë në tribunën VIP. Italiani i pankinës kuqezi, jo vetëm ka ndjekur me vë- mendje takimin, por i është dashur të qetësojë edhe presidentin e Kukësit, Safet Gjici.

Ky i fundit, sapo ka mbaruar pjesa e parë, ka shfryrë për lojën e Pero Pejiçit, teksa është parë i nervozuar duke folur me menaxherin e sulmuesit kroat, Elton Marini. Mirëpo, menjëherë ka ndërhyrë De Biazi. “Safet, çfarë ke? Rri i qetë. Në pjesën e dytë golin e shënon Pejiç, dëgjo mua”, i tha De Biazi presidentit të Kukësit.

Nuk kaluan shumë minuta dhe sulmuesi shënoi. Gjici nuk u përmbajt dhe menjëherë shkoi të përqafonte trajnerin kuqezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura