Biseda me një nga të dashurat shqiptare i zbuloi vrasjen e vëllait

Jan 27, 2016 | 6:51
SHPËRNDAJE

Një histori dashurie, tradhëtie, pasionesh dhe përgjimesh. Bëhet fjalë për Sandro Tromboni, një 42 vjeçar dembel, i cili kishte pasion udhëtimet dhe mbante njëkohësisht tre të dashura nga Europa Lindore.

Ai e urrente vëllanë e tij Luka dhe donte ta zhdukte nga drejtimi i kompanisë që kishte themeluar i ati i tyre në vitet ’60.

luca-giovanni-tromboni-3

20 marsin e kaluar ishte në program asambleja e ortakëve, për të dekretuar përfundimisht daljen e Sandros nga Tromboni Srl. Por ky takim nuk u zhvillua sepse Sandro Tromboni u arrestua nga policia e Milanos, pasi dyshohej se kishte vrarë me tre plumba, vëllain e tij Luca.

Ai qau mbi trupin e vëllait, të cilin e kishte qëlluar në bërryl, bark dhe përballë. Pastaj i kishte vjedhur çantën e shpinës, duke i lënë kompjuterin dhe portofolin me 1330 euro.

Në çantën e shpinës ishin korespondenca midis Sandros dhe Lucas, me kërcënimet dhe presionet.

4268187-kdMH-U431501798169413KH-1224x916@Corriere-Web-Milano-593x443

Sipas raportit të hetuesit privat Sandro shpenzonte shuma të mëdha parash të cilat i siguronte nga drejtimi në krye të kompanisë. E njëra nga të dashurat e tij me të cilën harxhonte shumë para ishte shqiptare, e identifikuar me inicialet Anila B, shkruan “Corriere”.

Bashkëbisedimi me të në 22 mars ka çuar edhe në zbulimin e vëllait vrasës. Pa u ekzaminuar ende kufoma e Lucas, Sandro mësohet se i kishte thënë Anilës 29 vjeçare, specifikisht se vëllai ishte vrarë nga tre plumba.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura