“Biseda me gruan e gjobëvënësit, kërkonte seks herë pas here”

Aug 29, 2015 | 10:20
SHPËRNDAJE

Zbardhen përgjimet e dy bashkëshortëve që i zhvatën 8.7 milionë lekë të rinj një biznesmeni nga Tirana, të cilin e joshën me seks dhe më pas e shantazhuan me publikimin e raportit intim.

Plani “djallëzor” është përgatitur nga bashkëshortët Niko (Ardian) dhe Elinela Smaqi.

Sipas Gjykatës për Krimet e Rënda, nën udhëzimet e të pandehurit Niko (Ardian), e pandehura Elinela ka krijuar një raport intim me biznesmenin. Më tej, duke pretenduar se i dëmtuari e kishte turpëruar, i pandehuri Niko i ka kërkuar atij shuma të ndryshme parash si shpërblim për të mos u treguar familjarëve të tij.

ÇIFTI ELINELA DHE ARDIAN SMAQI
ÇIFTI ELINELA
DHE ARDIAN SMAQI

Bisedat telefonike dhe ambientale, ku i pandehuri kërcënon dhe shantazhon biznesmenin, zbardhen në vendimin e arsyetuar të Gjykatës për Krimet e Rënda ndaj bashkëshortëve, një kopje e të cilit është siguruar nga “Panorama”.

Niko (Ardian) dhe Elinela Smaqi janë dënuar përkatësisht me 2 vjet e 8 muaj dhe 2 vjet burg për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, vendim që ka marrë formë të prerë te Krimet e Rënda.

HISTORIA
Nga vlerësimi i Gjykatës për Krimet e Rënda ka rezultuar se bashkëshortët Niko dhe Elinela Smaqi, prindër të dy fëmijëve, janë njohur në vitin 2010 me të dëmtuarin B.S. Pas dytre takimeve në marrëveshje me bashkëshortin e saj, e pandehura Elinela e ka joshur seksualisht të dëmtuarin, duke konsumuar dhe raporte intime mes tyre.

“I pandehuri Niko Smaqi, që ka qenë organizatori i këtij plani dhe ka qenë në dijeni të të gjitha zhvillimeve të tij, e ka kërcënuar në drejtim të jetës të dëmtuarin B.S., pas këtyre takimeve të tij me të pandehurën Elinela, duke pretenduar se me këtë marrëdhënie ai e kishte turpëruar atë dhe për këtë shkak ai do t’ia tregonte këtë bashkëshortes dhe fëmijëve të B.S.”, shprehej gjykata.

Në periudhën 2010-2012, për të shmangur këtë fakt, i dëmtuari u ka dhënë shuma të ndryshme parash të pandehurve, plot 87 milionë lekë të vjetër në total. Këtë sasi parash i dëmtuari e ka siguruar nga kursimet e punës së tij, familjes dhe nga borxhet e marra te shtetas të ndryshëm.

Dy vitet në vijim ai nuk ka pasur kontakt me ta, por në maj të vitit 2014, ata janë rishfaqur dhe i kanë kërkuar edhe 17 milionë lekë të rinj. Gjatë kohës që shantazhonte të dëmtuarin B.S., i pandehuri Niko ishte në qeli për vuajtjen e një tjetër dënimi. Ai përdorte ditët e lejeve të zakonshme për të takuar biznesmenin dhe për ta shantazhuar.

DESHMIA E BIZNESMENIT

Në dëshminë e tij gjatë hetimeve, biznesmeni B.S. ka rrëfyer se ishte njohur rastësisht me Niko Smaqin. Pasi ishin takuar dy-tri herë, ai i kishte prezantuar edhe bashkëshorten dhe në një nga këto takime i kishte kërkuar 50 mijë lekë borxh.

Sipas biznesmenit, teksa uleshin në kafe, Niko largohej nga tavolina për në tualet dhe gjatë kësaj kohe, bashkëshortja e tij e joshte dhe e provokonte e në një rast i ka thënë “do vish me mua ose në të kundërt do të vij te shtëpia jote të tregoj se ke shkuar me mua”.

“Pasi biseduam në telefon me gruan e Ardianit, e lamë të takoheshim ne Laprakë. U takuam në Laprakë ku dhe pimë kafe të dy bashkë dhe ajo më kërkoi me patjetër që të shkonim në hotel bashkë. Unë e refuzova. i thashë që jo, duke i thënë njëkohësisht se nuk di se ku ka hotel këtu. Ajo më tha se e di unë hotelin. Pastaj ne të dy shkuam në hotel që ishte aty afër, përballë spitalit ushtarak dhe kemi qëndruar aty me të bashkë rreth një orë e më pas jemi ndarë. Ajo, gruaja e Ardianit, e cila quhej Eleni, të paktën kështu më është prezantuar, më kërkonte herë pas here në telefon që të takoheshim dhe të bënim seks. Unë jam takuar me të dhe një herë tjetër e kemi shkuar në të njëjtin hotel”, rrëfente se si kishte rënë në kurthin e çiftit Smaqi i dëmtuari.

Në vijim ai ka rënë pre e presionit dhe shantazhit të çiftit të bashkëshortëve. “Ai më thoshte se ‘do të shkatërroj familjen, do të vras ty, si dhe çunat e tu’ dhe çdo herë caktonte një shumë parash që unë t’ia jepja atij dhe ditën se kur t’ia jepja”, ka rrëfyer B.S.

BISEDAT E PERGJUARA

biseda 1-2 aaaaaaaaaaaa

biseda 3333333333333333

biseda 444444444444444444

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura