BISEDA/ Egjiptiani kërcënon me telefon: Sot do djeg anijen (VIDEO)

Jun 27, 2016 | 18:33
SHPËRNDAJE

Marinari egjiptian, i cili prej ditësh ka marrë peng anijen e peshkimit “Çelepia 2”, Adel Salam ka kërcënuar përmes një bisede telefonike pronarin e saj, Florian Çelepia.

Ai kërkon 70 mijë euro sikurse thoshte në fillim. Biseda e regjistruar është siguruar nga “Panorama Online”.

Me një shqipe jo të mirë, egjiptiani kërcënon se nëse nuk dërgohen sot paratë atëherë “do të djegë anijen”

“Sot, ora 8 gjysmë fiks i ndizet flaka barkës”, thotë egjiptiani me shqipen e çalë duke kërcënuar edhe djegien e anijes. “Unë s’po bëj shaka. S’ka kohë fare”, kërcënon ai më tej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura