Biseda e hetuesit me të burgosurën/ “Po humbe interesin tim seksual, ke marrë fund”

Dec 2, 2015 | 10:11
SHPËRNDAJE

Edhe pse kanë kaluar një çerek shekulli nga rënia e diktaturës, viktimat e asaj kohe, ende kanë frikë të flasin. Edhe kur ngrihet ndonjë zë, e mbysin të tjerë, madje nga radhët e “bashkëvuajtësve”. Si drejtues i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, shkrimtari Agron Tufa ka dëgjuar shumë histori tronditëse, ka takuar shumë njerëz, shumë gra, fati i të cilave është nëpërkëmbur gjatë viteve të diktaturës.

Libri i Agron Tufes
Libri i Agron Tufes

Vajza të bukura, por me probleme në biografi, të cilat ishin një “pre e lehtë” për ish-punonjësit e Sigurimit të Shtetit, që i çnderonin, i kthenin në “robina” seksi dhe ato, të pazonjat, nuk mund të ankoheshin kund. Edhe sot ato nuk mund të ankohen, me sa duket hija e së shkuarës është ende mbi to. Dhe, për t’u bërë zëri i tyre, për të treguar atë të shkuar të shëmtuar, pa dinjitet, Agron Tufa shkruan një roman nën titullin “Gurit të varrit ia rrëfej”.

Një roman tronditës me dy histori paralele, të një vajze të bukur nga një familje e persekutuar dhe një këngëtareje të bukur, që u vu nën shënjestrën e një oficeri të Sigurimit. Shumë vajza e gra do të mund ta gjejnë veten në këto histori. Sepse ato nuk janë thjesht dy histori të jetuara, ato janë shumë histori së bashku.

romani 1

romani 2 romani 3 romani 4 romani 5 romani 6 romani 7 romani 8 romani 9 romani 10

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura