Birra e vetme e kuqe në Shqipëri/ “Kuqalashe e kuqe e çmendur”, del në treg produkti më i ri i Birra “Tirana”

Mar 23, 2020 | 14:03
SHPËRNDAJE

birra-770x436 (1)E kanë quajtur Kuqalashe e kuqe, e çmendur!
Birra “Tirana” është birra e parë në treg që sjell birrën e kuqe në tryezat e shqiptarëve. Shqipëria renditet në vendet që e pëlqejnë birrën. Kjo pije do te përqafohet nga konsumatorët sapo ta provojnë.

Produkti më i ri i birra “Tirana”, vjen i freskët dhe pa konservantë.
“Kuqalashja e kuqe e çmendur është e veçante për shijen e saj të mrekullueshme falë kjo përbërësve tepër cilësorë, me karakteristikat me të veçanta të maltos së kuqe dhe luppolo-s.
Birra Tirana është e para fabrikë që ka përqafuar teknologjinë më të re për të sjellë jo vetëm një birrë unike që ngjyrën e saj e reflekton dhe në ambalazhin e jashtëm, në shishe të kuqe, por ç’është më thelbësore sjell të parin dhe të vetmin prodhim vendas.

“E kemi quajtur kuqalashe të çmendur sepse është i vetmi prodhim vendas me karakteristika kaq të veçanta të maltos së kuqe që ka një shije të mrekullueshme dhe një ngjyrë shume të bukur. Kuqalashja ka një shije të karamelizuar të maltos dhe jo atë të hidhurën kur e konsumoni, kjo e bën unike kuqalashen tonë të çmendur. Është një produkt vendas shumë unik nuk ka birrë tjetër si kuqalashja vjen për herë të parë nga birra Tirana” thotë Katerina Kaçaj, menaxhere marketingu birra Tirana.

Birra më e re Kuqalashe u krijua nën kujdesin e veçantë të brumasterave të huaj si dhe skuadrës së madhe të teknologëve të birra Tirana. Disa nga “arkitekët” e saj: thonë se e kuqja e çmendur, produkti me i ri i birrës “Tirana” , shijon ndryshe dhe të gjithë ndajnë bindjen se do të pëlqehet menjëherë nga konsumatorët pasi konkurron më cilësinë. Një tjetër karakteristike e birrës “Kuqalashe e kuqe e çmendur” është se shkuma e saj! pasi qëndron si e asnjë birre tjetër të prodhuar në vend dhe ky produkt i ri shijon si birrat gjermane apo çeke. Çdo here që ngre gotën për ta pirë ajo krijon prapë shkumën e vetë dhe mundohet ta ruajë. Kjo birrë e mban katër minuta shkumën nga momenti që mbushet. Kushdo që do ta shijoje “Kuqalashen e kuqe të çmendur” do ta ketë të vështirë t’i rikthehet birrave të tjera.

Birra Kuqalashe e kuqe e çmendur është jashtëzakonisht cilësore madje unikale në Shqipëri pasi prodhohet për here të parë. Rezultati është jashtëzakonisht pozitiv dhe drejtuesit e birra “Tirana” thonë se produkti i tyre me i ri do të jetë shumë i suksesshëm në treg.

Birra është një shkencë thonë gjermanet dhe këtu në laboratorin e fabrikës se birra Tirana janë bere qindra kombinime për të nxjerrë një produkt cilësor si “Kuqalashja e kuqe e çmendur”.

Kuqalashja është krijuar me lëndët më speciale sot në treg dhe do të jetë birra lider edhe në risitë që ajo sjell pasi për herë të parë në tregun e birrave vendase është një birrë e kuqe.

“Produkti është birra e kuqe në shishen e birrës Kuqalashe 0.33. Kjo birrë është bërë me lëndë speciale dhe është monitoruar gjatë gjithë procesit të saj teknologjik deri më sot që është gati në treg për klientët dhe adhuruesit e birrës “Tirana”. Kjo është arritur jo vetëm nga inxhinierët e birrës “Tirana” por gjithashtu me asistencën e brummasterave gjermanë, pra kjo ka ardhur falë tyre dhe falë punës së gjithë teknologëve dhe gjithë specialistet e birrës Tirana. Birrat Tirana di çfarë produkti nxjerr, ai do jetë e preferuar nga të gjithë. Jam e sigurt që do pëlqehet e kërkohet shume shpejt jo vetëm nga klientët e birra “Tirana” por nga të gjithë. Është një birrë e mirë qe do ketë dashamirësit e saj te shumte” thotë Manjola Purrizo shefe laboratori birra “Tirana”.

Birra Tirana është krenare për produktin më të ri të nxjerrë në treg duke garantuar se shija e saj është unike, e pakrahasueshme dhe me një tharm që të çmend.

Sekreti i produktit me te ri të Birra Tirana qëndron në fantazinë e atyre qe u kujdesën të sjellin në tryezat e shqiptarëve një birë unike të shijshme dhe cilësore. Stafi i birrës “Tirana” është i sigurt se shqiptarët do ta konsumojnë gjatë përditshmërisë së tyre, për të bërë gëzuar tani e tutje vetëm me birrën “Kuqalashe e kuqe e çmendur”!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura