Birhof: Kujdes nga mallkimi i mbrojtjes së titullit, Nojer vjen vetëm nëse është 100%

May 24, 2018 | 13:00
SHPËRNDAJE

Faza e nxehtë e për gatitjeve për Botërorin sapo ka nisur në shtëpinë e kampionëve të botës. Mesditën e së mërkurës, “pancerat” e Joakim Lëvit mbërritën në Epan/Tirolin e Jugut dhe u akomoduan në hotelin me 5 yje “Weinegg” për të nisur misionin e qepjes së yllit të pestë në fanellë.

Oliver+Bierhoff+Extraordinary+DFB+Bundestag+CnA-V6o1slWl
Dhe menaxheri i kombëtares, Oliver Birhof, ka lëshuar përshtypjet e para pas mbërritjes në Bolzano. “Si kampionë në fuqi duam natyrisht që të mbrojmë titullin. Do të jetë një detyrë e vështirë. E dimë sesa vështirësi kanë pasur në të shkuarën kampionet e edicioneve të fundit të Kupës së Botës. Ne jemi të paralajmëruar dhe prandaj duhet të jemi të kujdesshëm”, tha 50-vjeçari. Birhof nënkuptonte Spanjën (2014), Italinë (2010) dhe Francën (2002) që vinin si kampione në turneun e radhës, por eliminoheshin që në fazën e grupeve. Edhe Gjermanisë i ka ndodhur në historinë e saj që të zhgënjejë.

Oliver_Bierhoff,_Germany_national_football_team_(03)

Pas triumfit në Itali 1990, “pancerat” u eliminuan në çerekfinale nga Bullgaria në SHBA 1994. Megjithatë, Birhof është optimist: “Ne synojmë që të shpallemi kampionë bote”. Menaxheri ka komentuar edhe situatën e Manuel Nojerit, kapitenit që po lufton me kohën për të shkuar në Rusi pas dëmtimit të rëndë që pësoi këtë sezon. “Jogi e ka thënë që ai do të marrë në Botëror vetëm një Manuel Nojer që është në 100%”. Gardiani i Bajernit është me skuadrën në Epan dhe do të bëjë të pamundurën që të shkojë në Rusi. Përgatitjet e Lëvit kanë nisur fillimisht me 19 nga 27 lojtarët e grumbulluar në skuadrën provizore. Humels, Kimish, Boateng, Zyle dhe Myler, do të mbërrijnë të premten në kamp, ashtu si Ter Shtegen dhe Rydiger. Ndërsa Kros do t’i bashkohet skuadrës pas finales së Champions-it.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura