Birësimet e paligjshme/ Kievi akuzon Moskën për rrëmbim masiv të fëmijëve ukrainas

Aug 23, 2022 | 20:12
SHPËRNDAJE

Kievi ka akuzuar Moskën se ka organizuar birësime masive të paligjshme të fëmijëve ukrainas pas transferimit të tyre nga territoret e pushtuara në Rusi.

UN0605554 (1)

Që nga fillimi i luftës, Kievi ka akuzuar Moskën për deportimin e shtetasve të saj, duke thënë se ukrainasit janë detyruar t’i largojnë nga territoret pushtuara e të shkojnë në Rusi dhe jo në rajone të tjera të Ukrainës.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha në një deklaratë se “Federata Ruse vazhdon të rrëmbejë fëmijë nga territori i Ukrainës dhe të organizojë birësimin e tyre të paligjshëm nga qytetarët rusë. Më shumë se 1000 fëmijë nga Mariupol, një qytet jugor i Ukrainës i pushtuar nga trupat ruse, u transferuan ilegalisht te të huajt në Tyumen, Irkutsk, Kemerovo dhe Altai Krai në Siberi”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura