“Bir o Lul vëllai kë të qaj më parë”, ironia e Ramës për Bashën dhe motrën LSI

Oct 13, 2017 | 10:01
SHPËRNDAJE

Me tone të forta, kryeministri Edi Rama ka shigjetuar PD-në dhe me pas iu kthyer edhe liderit demokrat Lulzim Basha, teksa e cilësoi mikun e tij që shkeli paktin e 18 majit nga frika. E pastaj, iu sul me ironi dhe akzua edhe ate qe e quajti “motra LSI”.

rama basha1

“Edhe miku im Lulzim Basha pasi bëri akt liderdshipi me 18 maj e mohoi se u tremb, nga frëngjitë e Jozefinës dhe Patozit nga kryengritja në pallat, nga ofiqarët e SHQUP-it që humbën karriget, dhe u kthye te cadra e dasmave. E mohoi dhe ca bëri ripohoi politikën qorrë, shurdhe, memece që për katër vite ju katandisi juve në gjysmagjel. Edhe LSI, që qetësine dhe dashurinë e kthei në llapazanëri dhe vajmedetërinë e linjës së re. Bir o Lul vllai kë të qaj më parë ty a motrën tonë që keni një hall”- tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura