“Bionde vagabonde”- U tha se ishte në një lidhje me Romeo Veshajn, Jonida Maliqi përballet me moderatoren: Nuk e ke radhën sonte…

Feb 18, 2020 | 10:48
SHPËRNDAJE

Historia e dashurisë mes Romeo Veshajt dhe Jonida Maliqit ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Shumë thashetheme qarkulluan mbi arsyen e ndarjes së çiftit të njohur.

Dhe një prej arsyeve që u përmend ishte Sara Kolami.

Gjatë asaj periudhe u tha se Romeo kishte filluar të shoqërohej me moderatoren ndërkohë që kishte dalë hapur me Jonidën.

Por duket se ky lajm nuk është i vërtetë dhe thashethemet u shuan nga vetë këngëtarja e moderatorja të cilat kanë një marrëdhënie shumë të mirë së bashku.

Këtë e kanë treguar me anë të disa videove të publikuara në mediat sociale ku dëgjohen duke bërë shaka me njëra-tjetrën.

“Kam një bionde vagabonde,”- dëgjohet duke thënë me shaka Jonida në videon e parë, duke ju drejtuar Sarës ndërsa kjo e fundit shfaqet në pamje.

Më pas në një tjetër video të postuar në Instagramin e modetarores, Jonida sërish dëgjohet duke thënë: “Biondja vagabondja nuk e ka rradhën sonte, ta them unë kur e ke.”

Pas kësaj të dyja qeshin me batutën.

Duket se Jonida dhe Sara nuk kanë asnjë problem me njëra-tjetrën dhe janë mike të mira.

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura