“Biond e me sy bojë qielli, sikur ta kisha lindur unë”, Klodiana Shala deklaratë prekëse: Kam dashur të birësoj një fëmijë

Nov 2, 2017 | 8:17
SHPËRNDAJE

E ftuar në emisionin “Opinion” Kldiana Shala është shprehur se ka pasur dëshirë të adoptojë një fëmijë. Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur mundësi për të bërë një fëmijë për shkak të përkushtimit që kishte ndaj karrierë ndaj dhe kishte vendosur të shkonte në Shtëpinë e fëmijës për të birësuar një fëmijë. Më tej Shala tha se mamaja e fëmijës nuk e kishte lejuar ta merrte.

klodiana

Klodiana Shala:

Unë kam një karrierë 20-vjeçare, kam bashkëjetuar prej disa kohësh, por tani jam single. Në pamundësi për të bërë fëmijë, pasi iu përkushtova me të vërtetë karrierës, kam shkuar në Shtëpinë e Fëmijës, për të adoptuar një fëmijë, pikërisht në kohën kur isha në karrierë. Nuk e mora sepse, mamaja e fëmijës, ishte 6 muajsh, thuajse sikur e kisha lindur unë, biond dhe me sy bojë qielli, një fëmijë i mrekullueshëm, ishte pak rrugaçe, vinte e shikonte, nuk e jepte për ta adoptuar. Dhe unë në atë kohë karriere kam dashur ta adoptoj atë. Nuk shkëputesha dot nga karriera, por ka menduar për ta adoptuar një  fëmijë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura