Bino paralajmëron futjen e testeve të shpejta për gjurmimin e Covid-it, një aparaturë e re do t’i shtohet ISHP-së

Nov 19, 2020 | 14:28
SHPËRNDAJE

Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, duke folur lidhur me situatën me Covid-19 në Shqipëri paralajmëroi futjen e testeve të shpejta në terren për të dyshuarit.

Bino

Ndërkaq, Bino bëri me dije se një analizator do të behet pjesë e rrjetit publik të ISHP duke shtuar se aktualisht janë funksionalë 4 laboratorë, ndërsa theksoi se po rivlerësohen edhe ato të Privatit.

“S’ duhet të harrojmë që pas bllokimit pamë efikasitetit të bllokimit, siç pamë rritjen e numrave kur protokollet nuk u zbatuan siç duhet. Ajo çka është e rëndësishme është mbajtja e maskës. Ajo që është më e rëndësishme është që të gjithë ne duhet të kuptojmë normalitetin e ri. Në momentin që do kemi vaksinën, kjo vaksinë mund të mbrojë ata që janë më vunerabël, por përsëri këto masa do të vijojnë të zbatohen deri në momentin që vaksina do të ketë impakt mbi transmetushmërinë e sëmundjes. Matja e impaktit të masave të fundit do të dojë pak kohë”, tha Bino.

“Aparatura e re analizatori do të behet pjesë e rrjetit të Institutit të Shëndetit Publik. Ndërkohë po rivlerësojmë edhe laboratorët private. Aktualisht kemi 4 laboratorë që po funksionojnë në rrjetin publik. Kemi investimet që po kryen në lidhje me testet e shpejta, që do të ofrojë testimin sa më afër qytetarit dhe kryerjen sa më shpejt të tij. Janë teste që kryhen në terren dhe nuk kanë nevoje për laboratorë të sofistikuara”, shtoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura