Bill Gates blen për 170 mln euro pallatin e shekullit të 17-të në Romë, në partneritet është dhe princi saudit që mbështet blerjen e Twitter nga Musk

Jun 28, 2022 | 17:01
SHPËRNDAJE

Bill Gates po blen një pallat në Romë për ta kthyer në një hotel luksoz me gjashtë yje, përmes rrjetit të Hoteleve dhe Resorteve “Four Seasons” – të cilin ai e zotëron bashkë me një princ saudit.

Collage Maker-28-Jun-2022-04.59-PM

Four Seasons ka vendosur të bëjë një pagesë prej 21 milionë dollarësh, për çmimin e blerjes prej 170 milionë dollarësh në total. Ndërtesa e emërtuar si “Palazzo Marini”, është një kompleks i përhapur i shekullit të 17-të vetëm disa hapa larg shatërvanit të njohur “Fontana di Trevi”,

Lajmi u bë publik nga Daily Beast , duke cituar dokumentet e Bashkisë së Romës.

Gates, përmes Cascade Investment LLC, kontrollon rrjetin “Four Seasons” së bashku me një investim pakicë nga Princi Alëaleed bin Talal.

Alwaleed’s Kingdom Holding Company ka bërë miliona duke investuar në kompani të tilla si Uber, Citigroup dhe Lyft, dhe firma është një nga mbështetësit e jashtëm financiarë të blerjes në pritje të Elon Musk nga Twitter .

Cascade dhe KHC fillimisht u bashkuan për të marrë rrjetin “Four Seasons” në vitin 2007. Në janar, Cascade rriti aksionet e saj në sipërmarrjen e përbashkët me 71.25 përqind, duke blerë gjysmën e aksioneve të mëparshme prej 47.5 përqind të KHC për 2.21 miliardë dollarë.

pallati rome

Një zëdhënës i Four Seasons nuk iu përgjigj interesimit në lidhje me planet e kompanisë për Palazzo Marini të hënën në mbrëmje.

Four Seasons do të përballet me një projekt të madh në shndërrimin e Palazzo Marini-t në hotelin e parë me gjashtë yje të Romës.

Kompleksi përbëhet nga katër blloqe të veçanta dhe zë njërën anë të Piazza San Silvestro në qendër të Romës.

Disa vite më parë, pjesa më e madhe e katit përdhes u shndërrua në një dyqan pop-up Ikea që u shiste mallra shtëpiake të përballueshme banorëve urbanë të Romës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura