Bilioneri rus donte një jaht më të madh… përfundon në gjyq (VIDEO)

Feb 11, 2016 | 15:27
SHPËRNDAJE

Një bilioner rus, që jeton në Londër, ishte ankuar se jahti i tij që i kushtoi 15 milion paund dhe ishte 47 metra, ishte shumë i vogël për familjen e tij me 6 anëtarë .

46-vjeçari Kirill Pisarev, bilioneri më i ri rus, ia shiti këtë jaht ‘të vogël’ një tjetër pasaniku rus në vitin 2012, me një vlerë prej diçka më shumë se 15 milion paund.

Champion News: 07948286566 champion.news.service@gmail.com Picture shows the £15m superyacht that Russian multi-billionaire Kirill Pisarev got rid of because he thought it was "too small." The boat is now at the centre of a court row.

Pas kësaj ai porositi një jaht të ri, i cili do t’i kushtojë 20 milion paund dhe do të jetë 55 metra dhe do të ketë hapsië të mjaftueshme për familjen e tij, shkruan ‘Daily Mail’.

Por një problem i ka lindur këtij bilioneri i cili është paditur nga blerësi i jahtit të parë pasi sipas tij, Pisarev i detyrohet edhe 615 mijë paund për komisionin e marrëveshjes. Edhe pse kjo padi ishte hedhur poshtë nga gjykata e Lartë në Londër në vitin 2014, blerësi i jahtit e ka ngritur edhe një herë padinë dhe tashmë çështja ka kaluar në gjykatën e Apelit.

Kirill Pisarev
Kirill Pisarev

Mediat kanë arritur të sigurojnë pamje nga jahti i bilionerit rus…. jaht ky që e bëri të përfundonte në Gjykatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura