Biletat për EURO 2016/ Një lajm i mirë për shqiptarët

Jan 19, 2016 | 11:15
SHPËRNDAJE

UEFA ka hapur zyrtarisht aplikimet edhe “publikun e përgjithshëm” që do të pajiset me bileta për Kampionatin Evropian “Francë 2016”. Një lajm i mirë ky për ata shqiptarë të cilët nuk kanë një pasaportë shqiptare ose kosovare, që ishin dy dokumentet e vetme të pranueshme për aplikimin si tifoz i Shqipërisë.

2896166A00000578-3078228-image-a-32_1431435445981

Deri më 1 shkurt në faqen zyrtare të UEFA-s mund të aplikoni për cilindo ndeshje, pavarësisht shtetësisë. UEFA ka nxjerrë në shitje 1 milion bileta për këtë fazë aplikimi, që përbëjnë edhe 42% të totalit të përgjithshëm të biletave për këtë kompeticion.

Ndërkohë, është mbyllur faza e parë e aplikimit, ajo për ndeshjet e përfaqësuesve specifike, ku u vunë në dispozicion të tifozëve rreth 800 mijë bileta. UEFA deklaroi se për 800 mijë bileta nga tifozët e 24 përfaqësuesve që do të marrin pjesë në Euro 2016, kanë aplikuar rreth 3.5 milionë vetë nga 189 vende të ndryshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura