Biletat në treg të zi, reagon FFK: Po na prishni imazhin…

Sep 10, 2018 | 17:31
SHPËRNDAJE

Federata e Futbollit të Kosovës ka reguar zyrtarisht në lidhje me akuzat se biletat e ndeshjes Kosovë-Ishujt Faraoe po shiten në treg të zi. Këto bileta janë blerë nga persona që shfrytëzojnë interesimin e madh të tifozëve për ndeshjen. FFK u premton tifozëve se do të angazhohet që biletat të shiten vetëm “online” dhe mos të ketë mundësi abuzimi. Ja mesazhi i plotë:

Bileta-kosove-ishujt-faroe-lindje-veri-696x476

“Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin se qysh në fillim të përgatitjeve për ndeshjen Kosovë–Ishujt Faroe, në kordinim të plotë me UEFA-n dhe pas kontraktimit me kompaninë për shitjen e biletave të ndeshjes, ka marrë vendim në bazë të ligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarje sportive, Ligji nr 05/L-075, neni 10, pika 3, që një personi nuk mund t’i shiten më shumë se 7 bileta. Ditët e fundit ka zëra se persona të caktuar kanë blerë numër më të madh të biletave dhe ato i kanë vendosur në shitje në treg të zi.

FFK bën me dije se nuk mban përgjegjësi për shitjen e tillë të biletave dhe fton organet kompetente që të marrin masat e nevojshme që manipuluesit e tillë të vihen nën pranga dhe të dalin para drejtësisë, ngase, në këtë mënyrë, po u shkaktojnë dëme jo vetëm qytetarëve dhe institucionit tonë, por po krijojnë imazh të keq para opinionit ndërkombëtar. Ne, si Federatë, do të bëjnë çmos që qysh nga ndeshja e ardhshme shitjen e biletave ta bëjmë nëpërmjet sistemit “online”, në mënyrë që dukuritë e tilla negative të mos përsëriten.

FFK njofton opinionin se përveç biletave që kanë qenë të akorduara për shtëpinë e futbollit dhe pa çmim, asnjë biletë tjerë nuk ka qenë në dispozicion të FFK-së. Duke u kërkuar falje të gjithë qytetarëve dhe dashamirëve të vërtetë të futbollit, të cilët, fatkeqësisht, kësaj radhe nuk kanë mundur të pajisen me biletë për të parë Kombëtaren tonë, i lusim për mirëkuptim.

Njëherësh, meqenëse kjo është një ditë e veçantë për të gjithë ne, pasi për herë të parë do të luajmë ndeshje zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”, urojmë të gjithë dashamirët dhe i ftojmë që sonte të kenë anim të zjarrtë, por korrekt, për t’i dëshmuar botës që kemi kulturë të lartë sportive. Ndërkaq, të gjithë qytetarët që me gjithë dëshirën e madhe që të kenë një biletë nuk e patën një mundësi të tillë, urojmë që këtë ndeshje ta shijojnë me familjet e tyre nëpërmjet rrjeteve televizive.

Ju falënderojmë pëzemërsisht në mirëkuptim,

Me respekt,

Agim Ademi, president

Federata e Futbollit e Kosovës”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura