Biletat janë shitur, priten 22 mijë vetë ndaj Francës. Zbulohet axhenda për sfidën ndaj “gjelave”

Nov 17, 2019 | 8:58
SHPËRNDAJE

Stadiumi i ri kombëtar, i pagëzuar me emrin “Air Albania”, do të inaugurohet sot në ndeshjen Shqipëri-Francë.

arena kombetare16

Përpara se të nisë sfida, do të zhvillohet një koncert për rreth gjysmë ore, ku do të marrin pjesë këngëtarët më të njohur në vend. Nga FSHF-ja konfirmohet se janë shitur të gjitha biletat, me stadiumin që ka një kapacitet prej 21.700 vendesh.

arena kombetare15

Afro 10 mijë bileta nuk kanë dalë fare në treg, pasi janë shpërndarë nga vetë FSHF-ja për të ftuarit e shumtë dhe kompania që ndërtoi stadiumin. Dje është përfolur edhe emri i Françesko Totit si i pranishëm në inaugurimin e stadiumit, por nga institucioni i futbollit shqiptar nuk ka konfirmim.

toti

Kujtojmë se tribunat u emërtuan me emrat “Qemal Stafa”, “Panajot Pano”, “Fatmir Frashëri” dhe “Vasillaq Zëri”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura