Bileta 40 lekë, Shoqata e Transportit: S’jemi dakord, por autobusë do ketë

Dec 31, 2015 | 12:28
SHPËRNDAJE

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak për rritjen e çmimit të biletës në 40 lekë, ka reaguar sot edhe Shoqata e Transportit e cila shprehet e pakënaqur me këtë rritje.

urbane-autobusa-tirane-2-700x467

Përfaqësuesit e saj deklarojnë se nuk janë dakord me këtë çmim, megjithatë lajmërojnë se nuk do të bllokojnë transportin publik më 1 janar.

“Nuk do të ketë bllokim të shërbimit në janar. S’jemi dakord me çmimin 40 lekë të biletës. Nuk është indeksuar aboneja e studentit”, shprehen përfaqësues të Shoqatës së Transportit.

Ata lënë të hapur sërish mundësinë për ndryshimin e çmimit, pasi deklarojnë se do të negociojnë me kryetarin në 3 muajt e parë të 2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura