‘Bild’: Vajza e Vladimir Putinit i nënshtrohet trajtimit që kushton 5 mijë euro një seancë

May 25, 2022 | 13:20
SHPËRNDAJE

Vajza e Presidentit rus Vladimir Putin raportohet t’i jetë nënshtruar një trajtimi kozmetik të fytyrës, i njohur si ‘vampire facelift‘.

hrU5J5Fm

Katerina Tikhonova, 35 vjeç, iu nënshtrua një trajtimi për rimodelimin e fytyrës, i përdorur dhe i preferuar edhe nga Kim Kardashian, shkruan Daily Mail.

Tikhonova, udhëtoi për në Mynih për të kryer trajtimin, i cili përdor gjakun e vetë pacientit, për “ngritjen”, ose rimodelimin e fytyrës duke injektuar plazmë dhe acid hialuronik.

Sipas mediave gjermane, asaj iu mor gjak, i cili u përpunua dhe u injektua përsëri nën lëkurë në një trajtim që kushtonte 4,310 Paund një seancë, ose afro 5 mijë euro, shkruan “Bild”.

Ajo gjithashtu iu nënshtrua procedurave të Botox-it dhe ka kryer injeksione të acidit hialuronik për të trajtuar rrudhat në ballë dhe rrudhat rreth buzëve.

Raporte të mëparshme kanë sugjeruar se dhe babai i saj, Putin dhe e dashura e tij e supozuar Alina Kabaeva, 39 vjeçare, një gjimnaste ruse, i janë nënshtruar të dy trajtimeve me Botox.

Një komentues rus shkruan në internet për lajmin e Katerinës: “Ashtu si babi i saj…”.

Një tjetër pyeti: ‘Vajza e Putinit harxhoi mijëra euro në një procedurë të çuditshme bukurie – a dëshiron ajo, ashtu si babi i saj, të jetë më e re dhe të jetojë përgjithmonë?’

Katerina Tikhonova, më e vogla nga dy vajzat e Putinit nga martesa e tij me ish-zonjën e parë të Kremlinit, Lyudmila, ishte e martuar me miliarderin më të ri rus, Kirill Shamalov, 40 vjeç.

Ajo mendohej se jetonte kryesisht në Mynih, por u zhvendos në Moskë në fillim të luftës ruse në Ukrainë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura