Bilanci i përballjeve Skënderbeu-Partizani, ja cfarë thotë historia

Feb 24, 2018 | 13:00
SHPËRNDAJE

Përballja e 24 shkurtit mes Skënderbeut dhe Partizanit do të jetë e 116-ta në historinë e dy klubeve. Shifrat e 115 ndeshjeve të mëparshme tregojnë një epërsi të dukshme të “demave të kuq”.

Partizani-Skenderbeu

Partizani ka fituar në 65 ndeshje, ndërsa korçarët vetëm në 21 raste, ku fitoren e fundit e kanë arritur më 23 shtator 2017, ku në shtëpi i mposhtën 2-0 “demat”. 29 ndeshje janë mbyllur në barazim, ku i fundit u arrit më 27 nëntor 2017 në shifrat 0-0 në kryeqytet.

Edhe golavarazhi i këtyre përballjeve ka një diferencë të lartë në favor të Partizanit me 202 gola të shënuar dhe 76 të pësuar.

Partizani-Skenderbeu-Hoxha-vs-Shkembi

* Plot një dekadë është dashur që Skënderbeu, pasi kishin kaluar 20 ndeshje radhazi (në vitet 1947-1957) të mbërrinte te fitorja e parë ndaj Partizanit, skuadër që në vitet e para ka qenë tepër “e frikshme” përballë çdo kundërshtari.

* Ndër fitoret më të spikatura janë ato me përfundime të thella në favor të të kuqve. Konkretisht, 7-0 në 1948, 6-1 në 1949, një vit më pas 8-1, rezultat ky i arritur në Korçë. Më pas ka fituar Partizani po 5-0 në Korçë në 1952, 6-1 në 1953, ndërsa në 1954 dy herë nga 5-0, si në Korçë ashtu dhe në Tiranë, ku ka edhe një tjetër 5-0 më 24.05.1956.

p]

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura