Bilanci 2015, OSHEE: Arkëtuam 16 miliardë lekë më shumë

Feb 13, 2016 | 16:34
SHPËRNDAJE

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike ka mbyllur vitin 2015 me rritje të arkëtimeve dhe ulje të humbjeve. Të dhënat u bënë dje publike nga OSHEE-ja, sipas së cilës për 2015-n u arkë- tuan 65.7 miliardë lekë të ardhura dhe humbjet u ulën 31 për qind. Arkëtimet krahasuar me vitin 2014 janë rreth 16 miliardë lekë më shumë. Niveli i humbjeve për vitin 2015 u ul në 31.3%.

oshee

Një vit më parë ato ishin 37.8%, ndërsa në vitin 2013 arrinin në 45%. Të ardhurat u rritën 34 për qind nga shtimi i pagesave të faturave të energjisë, apo ndërprerjeve të lidhjeve të jashtëligjshme dhe instalimi i 34 mijë matësve të rinj. Në vitin 2015, kompania del për herë të parë me bilanc pozitiv në rreth 15 miliardë lekë, ndërkohë që në 2014-n ajo shënoi bilanc negativ në 4.5 miliardë lekë dhe në vitin 2013, humbjet llogariten 27 miliardë lekë.

Në shifrën e totalit të arkëtimeve për të tri vitet e marra në krahasim, OSHEE-ja sqaron se aty përfshihen të ardhurat nga shitja e energjisë, nga kamatëvonesat, nga lidhjet e reja, të ardhura të tjera në llogaritë bankare përfshirë dhe TVSH-në. Përmirësimi i bilancit financiar ka rritur investimet në rrjetin e shpërndarjes.

Gjatë vitit 2015 investimet ishin 7.5 miliardë lekë me fonde të OSHEE-së. OSHEE-ja planifikon që për 2016-n me fondet e saj dhe me projektet e Bankës Botërore për rimëkëmbjen e sektorit energjetik të investojë 12 miliardë lekë. Fondi i investimeve nga kompania llogaritet të jetë 7.7 miliardë lekë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura