Bilanc tragjik i tërmetit në Japoni, 9 viktima e 850 të plagosur (FOTO+VIDEO)

Apr 15, 2016 | 9:38
SHPËRNDAJE

Të paktën nëntë persona u vranë pasi një tërmet 6.5 ballë goditi në lindje të Kumamoto, në Japoni.

Më shumë se 850 të tjerë u plagosën, teksa rreth 400 persona u dërguan në spitalet lokale, sic bëjnë të ditur mediat japoneze.

Mes të vdekurve, një person u vra pasi u shtyp nga rrëzimi i një ndërtese, tjetri ka vdekur në një zjarr që shpërtheu pas tërmetit.

Tërmeti goditi vendin në 09:26 të darkës me orën lokale (00:26 GMT), 11 kilometra (7 milje) në lindje të qytetit të Kumamoto. Ai kishte një thellësi prej 10 kilometra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura