Bilanc i frikshëm/ Më shumë se 150 fëmijë të vrarë deri më tani në rajonin e Donetskut

May 26, 2022 | 10:35
SHPËRNDAJE

d60a3754-facb-4e98-bbb4-de6aba6a394fMë shumë se 150 fëmijë janë vrarë në rajonin e Donetskut që kur Rusia nisi pushtimin e saj, thotë prokurori i përgjithshëm ukrainas.

Shifra është dukshëm më e madhe se në çdo rajon tjetër të vendit. Shifra mbarëkombëtare është të paktën 240, raporton BBC.

Ndërkohë raportohet se Rusia po avancon një ligj të ri që do t’i lejojë asaj të marrë kontrollin e bizneseve të kompanive perëndimore që vendosin të largohen nga Rusia për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ligji, i cili mund të hyjë në fuqi brenda javësh, do t’i japë Rusisë kompetenca për të ndërhyrë aty ku ka një kërcënim për vendet e punës ose industrinë vendase, duke e bërë më të vështirë për kompanitë perëndimore heqjen e shpejtë të biznesit të tyre, nëse nuk janë të përgatitur për të marrë një goditje të madhe financiare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura