Bikinit e reja ‘nudo’ erdhën, por njerëzit po pyesin ‘ku është kostumi i plazhit’ (Foto)

Oct 29, 2019 | 14:28
SHPËRNDAJE

Nuk ka dyshim se 2019-ta ka qenë viti i tendencave të bikinit. Prerja e parë ekstreme të bikinit ishte si një stuhu në internet dhe u pasua me shpejtësi nga stili ‘i zbehtë’ i cili nuk i la më vend imagjinatës.

Por, pikërisht kur do të mbështeteshim tek fenomeni ‘bikini nudo’, një stil i ri i guximshëm është vendosur për të rrëzuar këtë trend nga piedestali i tij.

Tani mund të blini një kostum plazhi që në thelb të dukeni sikur nuk keni veshur asgjë, dhe kjo duket e çuditshme vetëm duke e parë atë.

Modelja australiane Tammy Hembroë është partnerizuar me markën e guximshme të rrobave të banjës ‘Minimale Animale’ të cilat kanë krijuar një koleksion copash që mund të përshkruhen vetëm si  ‘vetëm për poza në anë të pishinës’.

Një javë përpara lançimit, Tammy ndau për 10 milionë ndjekësit e saj fotot me këtë kostum plazhi.

Ajo shkruajti: “Për adhuruesit e diellit”.

Dhe përballë, stili i kostumit të Tammy dukej si një kostum i vjetër plazhi por shumë i prerë në fund.

Por nga mbrapa, le të themi që është një ‘rrëmujë’ ekstreme shiritash të cilat duken më të parehatshmet që mund të keni parë ndonjëherë.

Për më tepër, këto do të vijnë me një çmim surprizë prej 72 paund dhe kjo për arsye të dukshme.

Një fans i modeles i ka komentuar me të drejtë: “Po kostumi i plazhit ku është?”. Një tjëtër fans i komenton: “Kjo është ideja e të veshurit ‘asgjë’?”

Burimi: The Sun

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura