Big Mama 24 orë në arrest pas xhirimeve të klipit të fundit

May 2, 2015 | 22:36
SHPËRNDAJE


Klipi i ri që po xhirohet në trio mes këngëtares Big Mama, këngëtarit dhe aktorit të njohur Bes Kallaku dhe këngëtarit të muzikës tallava Rati, duket se ka qenë një mollë sherri për këngëtaren tetovare, e cila, pasi kishte mbaruar xhirimet e klipit në Tiranë, bashkë me ekipin e saj është kthyer për në Tetovë. Megjithatë, ditët e qëndrimit në vendin tonë këngëtarja i ka shfrytëzuar për të hedhur disa foto të klipit të fundit nëpër rrjetet sociale. Ky klip në xhirim përmban edhe armë zjarri të vërteta dhe në këtë projekt këngëtarët ironizojnë femrat, të cilat shfaqen si Kallashi dhe pikërisht këto imazhe kanë qenë problematike, pasi Big Mama gjatë kthimit në vendlindje në kufi është marrë në pyetje dhe ka qëndruar 24 oë në arrest, me arsyetim të përdorimit të armëve nëpër videoprojekte, që faktikisht është i ndaluar me ligj. Ne kontaktuam me këngëtaren, por ajo nuk dëshiroi të komentojë këtë gjë, vetëm se miq të afërm të saj e konfirmuan se Big Mama ka qëndruar në arrest për vetëm 24 orë e më pas është liruar falë ndërhyrjes që ka bërë  policia e Maqedonisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura