Big Brother, Xhensila nuk reziston dhe kalon natë pasionante me Fatjonin

Apr 14, 2015 | 14:51
SHPËRNDAJE

Xhensila po i qëndron shumë afër Fatjonit. Pasi ai mbaron së ngrëni, ajo e shoqëron në tualet e më pas në shtrat. Fatjoni i kërkon që të flenë bashkë dhe ajo pranon. Kryefjala e bisedave të tyre është ndjenja që po lind. Xhensila i shpreh që ka besim tek Fatjoni, por nuk ka qenë asnjëherë pro raporteve në këtë reality Show dhe kjo e pengon që të nisë një raport më të aftër me të.

Vajza nga Pogradeci duket se është penguar nga fakti që ka një të dashur jashtë shtëpisë. Ajo çka e pengon tashmë atë që të finalizojnë afeksionin, pëlqimin apo ndjenjën, që ka filluar të japë shkëndijë mes tyre, është të qenit në këtë format. Ka qenë Fatjoni ai që e ka përkëdhelur dhe i ka falur dashuri asaj këto ditë, ndërsa sot Xhensila ka vendosur t’ia kthejë me të njëjtën monedhë. Ajo i afrohet dhe e mban në gji, si nënë që mban fëmijën. Ky gjest e gëzon pa masë Fatjonin dhe duket sikur të dy po e ndjejnë që është e kotë që të rezistojnë.

Nata e sotme është dhe më e afërta për të dy banorët. Ata përqafohen, përkëdhelen dhe puthen. Fabiani nuk pranon që të lëvizë nga shtrati tij dhe kjo e detyron Xhensilën që të lëvizë nga aty. Ajo pyet Fatjonin se çfarë do që t’i gatuajë për mëngjes dhe më pas i jep puthjen e natës së mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura