“Big Brother” në rajonet e policisë shqiptare! Hakerat publikojnë pamjet nga paraburgimet e Drejtorisë së Tiranës dhe në pikat kufitare

Sep 26, 2022 | 19:20
SHPËRNDAJE

Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga serverat e institucioneve të ndryshme në vend dhe nuk po ndalen së publikuari ato në rrjetin e komunikimit “Telegram”.

Capture

Ditën e sotme ata kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në drejtorinë e policisë në Tiranë dhe komisariatet në disa qytete të tjera.

Në pamjet e nxjerra nga hakerat të cilat nuk po i publikojmë për arsye sigurie shihen të arrestuarit që mbahen ne qendrat e paraburgimit dhe sjelljet e tyre në qeli.

kamera e sigurise

Palalelisht hakerat zhvendosin fokusin në ambientet e ndryshme të komisariatit duke fokusuar edhe sjelljet e efektivëve të policisë dhe komunikimet e tyre në korridore.

Ata kanë publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në pikat kufitare hyrëse dhe dalëse të vendit tonë.

kamera e sigurise1

kamera e sigurise11

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura