“Big Brother”, Fatjoni-Jonidës: Fakti që më pëlqen s’do të thotë se duhet t’më fusësh duart

Mar 22, 2015 | 11:14
SHPËRNDAJE

Kika vendos që ti bëjë të flasin Fatjonin me Jonidën për ndjenjat që Jonida ka karshi tij. Fatjoni i thotë Kikës që ai duhet të largohet nga aty pasi i vjen për të qeshur. Pasi Kika i thotë Fatjonit në sy të Jonidës se vajza ushqen diçka për ty largohet. Fatjoni fillon të qesh teksa e pyet Jonidën se si i ka nga shtëpia.

Fatjoni dhe Jonida në krevat
Fatjoni kërkon Jonidës që të shkojnë në shtrat për të folur pasi në dhomën e ndenjes ka shumë zhurmë. I zënë ngushtë Fatjoni i rrotullohet muhabetit duke i thënë se Kika ka shprehur që Jonida e ka shumë qef cigaren duke dashur të nënkuptojë këtu se ajo e pëlqen shumë.

Jonida duket se nuk ka kohë për të humbur. Ajo ia pret shkurt duke i thënë : “Ti më pëlqen shumë,më pëlqen si tip”.Batuta e cigares dhe e qeshura e Fatjonit e bën Jonidën ti shkul pak flokët dhe Fatojni duke dashur të bëj humor i thotë: “fakti që më pëlqen nuk do të thotë se duhet t’më fusësh duart”, Jonida i kërkon falje.

Fatjoni e pyet nëse ajo është gati për ndonjë “love story” brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe merr si përgjigje një kurrë. “Ti bërë shumë mirë që shprehe ndjenjat se dhe unë mund të ushqehem me ndjenja me kalimin e kohës, por më habit fakti që thua kurrë për një “love story” këtu brenda. Me këtë që thua po më hap sfidë” vazhdon Fatjoni.

Jonida e bindur i thotë që kurrë nuk do të ketë një “love story” brenda shtëpisë duke i lënë të kuptojë që jashtë e do një të tillë. Fatjoni që nuk e kupton këtë sjellje të Jonidës i pyet se përse e shprehu ndjenjën,ajo i përgjigjet se thjeshtë bëri atë që ndjeu. Fatjoni i thotë se nëse do të dilnin për kafe në lulishte dhe pastaj në sallon çfarë do të ndodhte,i vendosur të kuptojë se deri ku do të shkojë Jonida. Ajo i përgjigjet se do të hidheshin në pishinë dhe do bëni atë që kanë bërë të gjithë këtu brenda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura