“Big Brother 8” nis më 7 mars: Mbi 10 femra seksi dhe meshkuj maço në garë

Mar 1, 2015 | 11:35
SHPËRNDAJE

Publiku do të votojë konkurrentin që shfaqet më dominant

Në foto: Ledion Liço, moderatori i sivjetshëm i “Big Brother” në kafe
Pothuajse gjithçka është gati për natën e parë të “reality show”-t “Big Brother ”, të shtunën më 7 mars në orën 21:00, në ekranin “Top Channel”. Ledion Liço do të moderojë edicionin e tetë të këtij spektakli, pas tërheqjes së përkohshme nga ekrani të Arbana Osmanit për shkak të shtatzënisë. Banorët e parë që do të hyjnë në shtëpinë e vëzhguar janë mbi dhjetë vajza seksi dhe djem “maço”, të cilët do të garojnë me karakterin e tyre. Burime pranë produksionit na bënë të ditur se këtë vit do të jetë lufta mes egos, ndaj publikut do i duhet të votojë tipin më dominant në shtëpi, që me besimin që ka në vetvete, do i bëjë të tjerët të ndihen të nënshtruar. Ai që do ketë aftësinë të bëjë këtë, do të mund të fitojë pushtet dhe para në bashkëjetesën 100-ditëshe në shtëpinë e “Big Brother”. Tashmë janë përzgjedhur banorët e parë, më i riu prej të cilëve është i moshës 20 vjeç. Lojtarët që morën pjesë në audicion, në formularin e aplikimit, përveç fotos portret, duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve të tipit: “Përse zgjodhe të bëhesh pjesë e ‘BB’? “Nëse do të jesh një nga finalistët, çfarë të veçantash do të shohin te ti teleshikuesit dhe çfarë do të shtosh diçka më tepër për veten?”. Më pas, në fazën e audicionit janë përzgjedhur sipas kriterit: “Të realizuar në jetë dhe të zotë për të shfaqur veten”. Konkurrentët e rinj do të jetojnë në ambientet e shtëpisë së rinovuar, që do të jetë shumë e madhe dhe me ambiente argëtimi, ndër më modernet e kohës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura