Bien në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës në lokal, njëri rëndë

Jul 28, 2016 | 18:43
SHPËRNDAJE

Dy persona, në Sektor Hamallaj duke punuar në lokalin Bar-Kafe të shtetasit F.H. teksa ishin duke vendosur ulluqe, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

foto ilustruese
foto ilustruese

Ata janë O.B.15 vjeç dhe L.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë.

Për pasojë, shtetasi O.B. ndodhet në Spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi L.Gj. ndodhet në reanimacion.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura