Bien akuzat për lobim rus e pastrim parash, Prokuroria dërgon dosjen në gjyq për Bashën, akuzohet vetëm për falsifikim dokumentesh

Nov 8, 2019 | 17:07
SHPËRNDAJE

basha

Kryetari i PD Lulzim Basha merret si i pandehur për lobimin 675.000 usd në SHBA.
Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në selinë e PD, shkresë të cilën e ka siguruar edhe Panorama, ku njoftohet lideri i demokratëve se ndaj tij kanë përfunduar hetimet për lobimin në SHBA përmes kompanisë offshore Biniata Trade.

Dosja hetimore është dorëzuar dje në gjykatë dhe i është komunikuar kreut të PD.

Ndërkohë që prokuroria e akuzon kryedemokratin Basha vetëm për “falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, ka rënë akuza për “pastrim parash”.

Nderkohe qe te pandehur ne gjykate me po te njejten akuze shkojne edhe Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

basha hetimm3

basha ne hetim

vendimi per Lulzim Bashen

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura