Bie rezistenca në fakultete, studentët tregojnë planin B: Do bëjmë një protestë…

| 14:11
SHPËRNDAJE
 

Ndonëse jo me vrullin e ditëve të para dhe me firo në numër, protesta e studentëve për një arsim më të mirë e më të lirë nuk ka ndër mend të ndalet. Pakti i nisur me studentët cilësohet një tallje nga të rinjtë.

Fakulteti-GJuhet-e-Huaja-bojkoti-protesta

Dorjan Beqiri, student i Fakultetit të Shkencave Sociale, i ngujuar prej ditësh me bashkëmoshatarë të tij te Drejtësia, pranon se Kryeministri e ka marrë në dorë situatën dhe po luan me ta. “Siç e patë këto ditë, Kryeministri Rama vazhdon të tallet me studentët. Sot (një ditë më parë) tregoi se i ka dalë frika, me gjestet e tij që kulmuam me përzënien nga salla të një studenteje.

bojkoti-studentet-protesta1

Përderisa ndryshoi qeverinë, i kishte hyrë frika shumë, por tashmë duket se e ka marrë në dorë situatën. Tashmë luan me numra, duke thënë se jemi një pakicë, duke thënë se jemi militantë e të tjera si këto”. Duke folur me gjuhën e shifrave, studenti i FSHN-së këmbëngul se bëhet fjalë për një bojkot masiv dhe nuk është një pakicë që po pengon shumicën të bëjë mësim.

“Ka bojkot total. Mund të flas me bindje të plotë se vetëm te Shkencat e Natyrës ku unë studioj, është bojkot masiv. Jemi 7600 studentë në total dhe në mësim vijnë a s’vijnë 300 studentë. Mund ta vërtetojë kushdo këtë lehtësisht. Përveç kësaj, ka shumë studentë që nuk shihen në bojkot pasi janë nëpër rrethe për arsye ekonomike. Por edhe mosparaqitja në mësim është një shenjë proteste nga ana e tyre”.

protesta-studentet-bllokimi-karrige4

Si gjithnjë, të rinjtë protestues kanë edhe tanimë një plan B. Duke qenë se shohin zbehje të rezistencës në fakultete ku janë përqendruar numra të vegjël studentësh, ata kanë ndër mend t’u rikthehen protestave në rrugë. Një megaprotestë do të jetë hapi i radhës që do të lajmërohet shumë shpejt. “Ne jemi në ngujim dhe do të vazhdojmë të jemi. Kemi në plan të bëjmë një protestë madhore simbolike ku nuk do brohorasim, pasi ata e dinë çfarë kërkojmë dhe cila është zgjidhja.  Do i japim një përgjigje me anë të protestës”, bën me dije Dorjan Beqiri.

48383803_1023817374488909_7573213831858487296_n

Prej nëntë ditësh, dhjetëra studentë në katër fakultete të kryeqytetit dhe në rrethe janë ngujuar brenda auditorëve në shenjë proteste ndaj kushteve mësimore.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.