Bie nga lartësia e pallatit, 21-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Jul 27, 2021 | 23:24
SHPËRNDAJE

Një 21-vjeçar është rrëzuar nga lartësia e një pallati. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen nr.1 të Durresit.

ambulanca natenSipas policisë, i riu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 27.07.2021, në orën 22:40, në lagjen nr.1, Durrës, në një pallat dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi Xh. R., 21 vjeç, banues në Durrës, u cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura