Bie nga kati i pestë, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare në Francë! Kryebashkiaku: Një fëmijë i fortë e dinamik

Nov 28, 2022 | 19:49
SHPËRNDAJE

Një vajzë 13-vjeçare shqiptare ndërroi jetë pasi u rrëzua nga kati i 5-të i një ndërtese në Ban-Saint-Martin (Moselle), në Francë, të shtunën më 26 nëntor 2022.

pooo

Lajmin e konfirmoi edhe kryebashkiaku Henri Hasser, i cili dha detaje mbi ngjarjen.

“Është një tragjedi”, tha Henri Hasser, duke mos gjetur të tjera fjalë për ta përshkruar.

Vajza ishte studente e klasës së katërt në Kolegjin Jean-Bauchez. Në një intervistë për Lorraine Actu, Henri Hasser dha disa elemente të personalitetit të adoleshentit.

Sipas kryebashkiakut, vajza e re ishte më e madhja e një familjeje me origjinë shqiptare, fëmijët e së cilës janë të gjithë të arsimuar në qytet.

“Motra e saj e vogël është në klasën e gjashtë në kolegj dhe dy të fundit janë bashkë në shkollën Pagnol”, shton Hasser.

Henri Hasser e përshkruan më tej viktimën një vajzë “e cila ishte drejtuese e klasës së saj të katërt dhe që ishte madje ajo që përfaqësonte të gjithë delegatët e kolegjit”.

“Një fëmijë të fortë dhe dinamik”, shton më tej ai. Zhdukja e vajzës së re ishte një tronditje për institucionin ku ajo u shkollua. Në kolegjin Jean-Bauchez është ngritur një njësi dëgjimi psikologjike.

Në rrjetet sociale disa prindër folën se sa e vështirë do të ishte rikthimi në shkollë për fëmijët e tyre. “Zemra e mamit mund vetëm të ngushëllojë, nuk e imagjinoj dot tmerrin që mund të përjetojë familja”, shkruan nëna e një studenti pasditen e djeshme, një ditë pas tragjedisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura