Bie në pranga 40-vjeçari me tre identitete, e denoncoi një grua: Më kërcënon që t’i jap…

Oct 19, 2021 | 12:37
SHPËRNDAJE

Një 40-vjeçar nga fshati Tragjas i Orikumit u arrestua nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka shantazhuar një femër të cilës i kërkonte një shumë parash.

policia-lungomare-vlore-1100x620

Policia tha se pas denoncimit të gruas, ka arrestuar shtetasin me tre identitete, për të cilin jep inicialet A. Xh. alias R. R. alias E. R.

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. Xh. alias R. R. alias E. R., 40 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Orikum, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi dyshohet se ka kanosur dhe shantazhuar një shtetase, me qëllim përfitimin e një shume parash prej saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura