Bie avioni me 107 persona në bord, dalin detajet e para të tragjedisë në ajër (FOTO+VIDEO)

May 22, 2020 | 13:53
SHPËRNDAJE

Një aeroplan me mbi 100 persona në bord është rrëzuar në qytetin Karaçi të Pakistani, thanë zyrtarët e aviacionit, raporton BBC. 

Fire brigade staff try to put out fire caused by plane crash in Karachi, Pakistan, Friday, May 22, 2020. An aviation official says a passenger plane belonging to state-run Pakistan International Airlines carrying more than 100 passengers and crew has crashed near the southern port city of Karachi. There were no immediate reports on the number of casualties. (AP Photo/Fareed Khan)

“Ne po përpiqemi të konfirmojmë numrin e pasagjerëve, por fillimisht bëhet fjalë për 99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit”, tha Abdul Sattar Khokhar, zëdhënësi i autoritetit të aviacionit në Pakistan.

Aeroplani ishte duke fluturuar nga qyteti Lahore në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, një nga aeroportet më të ngarkuara të Pakistanit.

Fotografitë e postuara në mediat sociale tregojnë se vendi i përplasjes ishte një zonë banimi në Karaçi, raporton BBC.

Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Raportohet edhe për disa shtëpi të dëmtuara. Rrëzimi i aeroplanit ndodhë vetëm disa ditë pasi Pakistani lejoi rifillimin e fluturimeve tregtare.

28701968-8347577-image-a-3_1590147846898 28700460-8347577-A_wrecked_door_from_the_plane_is_seen_in_the_residential_area_of-m-6_1590147913482 28701402-8347577-image-a-47_1590146824704


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura