Biden propozon ambasadorin e ri në Malin e Zi, kush është diplomati që pritet të marrë postin

Sep 17, 2022 | 17:40
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka propozuar këtë të shtunë diplomatin B.Bix Aliu për ambasador të SHBA-së në Mal të Zi, raporton CdM.

b.bix-aliu-e1663360507746-979x555

Nga viti 2014 deri në vitin 2017, Aliu ka shërbyer si Zëvendës Shef i Misionit të Ambasadës Amerikane në Mal të Zi, ndërsa aktualisht punon në Poloni, përkatësisht në Konsullatën Amerikane në Krakov.

Ai do të pasojë në këtë pozicion zonjën Judy Rising Reinke, e cila u emërua ambasadore e SHBA-ve në Mal të Zi në vitin 2018.

B.Bix-Aliu-d

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura