Beu është ende “burrë i keq” për PD-në, për këtë të renë

Sep 1, 2015 | 9:30
SHPËRNDAJE

Partia demokratike që u mbështet tradicionalisht nga ish-pronarët, i konsideron “burra të këqinj” bejlerët. Për shtresën e anatemuar kaq shume gjatë kohës së regjimit komunist, nuk ka ndryshuar ende përkufizimi dhe ai theksohet edhe nga partia “e re” demokratike.

Ish-pronarët mund të kenë mbetur gojëhapur të dielën në mesditë, kur kanë dëgjuar një deklaratë të nënkryetarit të PD-së Edi Paloka, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte emëruar në Jug në krye të socialisteve “beun” Koço Kokëdhima.

Edi Paloka dje ne konference per shtyp akuzon Kokedhimen si Beun e Jugut
Edi Paloka dje ne konference per shtyp akuzon Kokedhimen si Beun e Jugut

Kjo terminologji e përdorur nga demokratët, nuk ka kaluar pa u vënë re tek shtresa e ish-pronarëve. Ish-prefekti i PD-së në Elbasan, Shefqet Deliallisi, një nga drejtuesit e degës së këtij qyteti, e quan gafë të përsëritur atë që deklaroi selia blu një ditë më parë.

Kjo është gafa e dytë e bërë nga demokratët në vetëm pak ditë, pas asaj ku akuzonte qeverinë për fshehjen e treguesve fiskale, kur ato gjendeshin në faqen e ministrisë të paktën që prej 14 gushtit.

Statusi i plotë në rrjetet sociale i Shefqet Deliallisit:
NJE GAFE E PERSERITUR….

Cfare keni me bejleret, ata kane bere Shqiperine…

Opozita, Partia Demokratike dje doli ne nje deklarate per shtyp.
Deklarata: “Kokëdhima, modeli qeveritar i zhvatjes së pronave,
shpallet nga Rama “Beu i Jugut. “

Statusi i Shefqet Deliallisit
Statusi i Shefqet Deliallisit

 

Bejleret simbol i te keqes….!
Kushdo ka jetuar kohën e diktaturës komuniste e kujton mjaft mirë famëkeqen “biografi” sipas së cilës “i mirë” konsiderohej ai në biografinë e të cilit shkruhej: “Rrjedh nga një familje e varfër që mezi siguronte bukën e gojës… rrjedh nga një familje fshatar i varfër pa tokë… ndërsa “armik” ai në biografinë e të cilit shkruhej: “rrjedh nga një familje bejlerësh, që ka shtypur e shfrytëzuar popullin… rrjedh nga një familje pasanikësh apo tregtarësh që kanë pirë gjakun e popullit… rrjedh nga një familje fshatar i pasur, kulak”.

Nuk di nëse ka ndonjë shqiptar që Frashërllinjtë (Naimi, Samiu, Abdyli, Mit’hati) nuk i njeh si bejlerë. Ismail bej Vloren themelues te shtetit shqiptar; Aqif pashë Elbasanin si një nga figurat e shquara në themelimin e shtetit shqiptar. Ahmet Zogun, Hasan bej Prishtina, Isa begu (Boletini), Bajram begu (Curri) , Faik Bej Konica etj, etj,… Te gjithe bejlere…

Te krahasosh Koco Kokedhimen me bejleret eshte nje gafe e rende e opozites(PD), per fat te keq e perseritur. Nuk duhet te harroje opozita se pasardhesit e ketyre bejlerve jane votues permanente te PD…dhe shtylle e rendesishme demokracise…

Përgjigjet Jemin Gjana

Këtij reagimi i është përgjigur me një koment edhe Jemin Gjana. Ai shkruan:

Per thelbin e ceshtjes une jam ne nje mendje me ju z. Deliallisi.Dua te besoj se pertej thelbit duhet pare si nje perdorim pezhorativ gjithsesi absolutisht i gabuar i titullit Bej…gjoja oer te treguar shndrrimin ne pronar te madh te tokave ne Jug…..se per te folur mu aty pa levizur nga Sheshi i Flamurit….si i ka me kredo emri kur i themi Ismail Qemali…apo Ismail Bej Vlora ?……e mos e dhente zoti kurre me thene ndonjehere neper breza Koco Bej Vlora…hahaha sa e trishtueshme do ishte…dhe pse duket po behet kadale e kadale….po ani vendimi shqiptaret e kane marre me doren e tyre, me voten e tyre….Te uroj te mira Shefqet………….Disa nga miqte komentues do i ftoja te permbahen pak, nuk eshte PD e keqja e Shqiperise, megjithate fjala e lire eshte e sejcili thote te veten…

jemin-gjana

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura